Dita e sotme do të shoqërohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira mbizotërojnë deri në mesditë kur vranësirat shtohen në territorin shqiptar duke sjellë reshje, ku më të dukshme do jenë në Veri dhe Qendër. Sipas sinoptikanëve parashikohet që gjatë natës në zonat e thella malore reshjet të jenë në formën e dëborës.
Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale por rënie më të ndjeshme sjellin orët e mesditës duke u luhatur nga 3°C deri në 21°C.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.
Ndërkaq, rajoni i Mesdheut dhe Europa Lindore do të përfshihen nga vranësira të dendura, të cilat do të sjellin reshje në këto zona. Ndërsa kthjellimet mbizotërojnë veriun dhe Europën Qëndrore. /e.s/