Një video e përhapur në Youtube po bën xhiron e botës. Shoferi i një autobusi fle në timon, e për pasojë përlas mjetin duke shkaktuar plagosjen e disa pasagjerëve siç duket edhe në pamje.
Të paktën 7 udhëtarë u lënduan, ndërsa një grua pësoi frakturë në boshtin kurrizor. Momenti i përplasjes është fiksuar nga kamerat e autobusit. Aksidenti ka ndodhur në Rusi ku vetëm gjatë këtij viti janë regjistruar 3500 aksidente ku janë përfshirë autobusë.
https://www.youtube.com/watch?v=mkvgxEcGu7s