Numri i viktimave nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara ka tejkaluar sot Italinë, me më shumë se 19.681 persona që kanë humbur jetën nga virusi.
Ndërkohë, Italia ka regjistruar 19468 vdekje nga COVID-19.
SHBA gjithashtu regjistroi dje rekord në numrin e viktimave, duke u bërë vendi i pari që shënon 2,000 vdekje në 24 orë.
Sipas shifrave të fundit, 508,791 amerikanë tani kanë testuar pozitivë për COVID-19.
Që nga mesdita e së shtunë,s kishte më shumë se 2,700 raste të reja, krahasuar me një ditë më parë.
Në Nju Jork epiqendra e pandemisë në SHBA, numri i vdekjeve u rrit me 777 duke e çuar totalin në më shumë se 7.800. Por zyrtarët e shtetit thanë që numri i pacientëve në pavionet e kujdesit intensiv ka pësuar rënie për herë të parë që nga mesi i mujait marsit dhe po kështu edhe numri i atyre që shtrohen në spitale.
Guvernatori Andrew Cuomo tha nëse kjo prirje vazhdon, Nju Jorku mund të mos ketë nevojë për objekte të tjera spitalore që zyrtarët po përpiqeshin t’i ndërtonin.
Një ditë më parë Presidenti Donald Trump tha se ai nuk do të heqë masat kufizuese, derisa të krijohen kushte të sigurta, por njoftoi një grup pune që do të shërbejë siç tha për hapjen e vendit.