• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mercedez Benz kërkon prodhimin e 30 milionë maskave, nga Shqipëria

by Java News
11/04/2020 20:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sabina Veizaj

Kompania gjermane Mercedez Benz i ka kërkuar një kompanieje shqiptare të sektorit fason prodhimin e 30 mln maskave për punëtorët.

“Gjermania nuk e ka ndërprerë asnjë sekondë punën dhe  ka nevojë  për maska për punëtorët, të tilla që të përdoren për kohë të gjatë, përgjatë orarit të punës dhe të jenë disa përdorimshme. Pra të lahen dhe të ripërdoren duke ruajtur të njëjtën aftësi mbrojtëse ndaj koronavirusit”- thotë Florian Zekja, kryetar i Dhomës  Kombëtare të Prodhuesëve të Veshjeve.

Ai i tregon gazetës “Si” se ka nisur bisedimet me disa kompani gjermane me qëllim që të prodhojë maska pune, pasi maskat kirurgjikale, të cilat janë njëpërdorimshe kërkojnë çertifikim dhe ai në këtë kohë është vështirë për tu marrë.

“Italia për momentin është krejtësisht e bllokuar, prandaj për momentin sytë janë nga  Gjermania, që është e rëndësishme se po kërkon vetë të lidhë kontrata prodhimi”- shpjegon Zekja, i cili prej pak ditësh ka nisur një partneritet me Giz Albania për të prodhuar maska pambuku për punonjësit e ujsjellësve dhe të disa bashkive ku organizata gjermane operon.

Zekja thotë se një maskë e ka koston me shumicë 80 lekë dhe materiali është pambuk, i bërë me mbetje copash nga këmishat.

“Në fabrikën time vazhdon puna, por një numër të caktuar punëtorësh e kam angazhuar për të prodhuar maska përderisa kemi kërkesa në tregun e brendshëm dhe presim të zgjerojmë prodhimin në bazë të kontratave  që do të nënshkruajmë jashtë kufijve  për maska punonjësish”- tregon Zekja.

Çfarë i kërkuan fasonët qeverisë?

Në një kohë pandemia, kur pothuajse gjithë globi ka ndalur, fasonët shqiptarë, një nga punëdhënësit më të mëdhenj në vend ndodhen përballë vështirësive të mëdha për shkak të ndalimit të punës dhe kontratave matanë Adriatikut, Italisë furnizuesit më të madh me punë për këtë sektor.

Të ndodhur në këtë situatë të vështirë, Dhoma e Fasonistëve të Shqipërisë dhe Dhoma Kombëtare e Prodhuesëve dhe Veshjeve do ti dërgonte pak ditë më parë  një letër të hapur Ministrit të Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj për zbatimin e disa masave mbështetëse për sipërmarrjet Fason në situatën e emergjencës shëndetësore dhe ekonomike.

“Fasonistët e Bashkuar i shprehin mbështetjen e tyre Qeverisë Shqiptare për të ndërmarrë sa më shpejt që të jetë e mundur, një veprim urgjent për situatën alarmante në të cilën ndodhet ky sektor sot. Konkretisht, në situatën aktuale të mungesës pothuajse të plotë të punës me material porositës, sektori fason është i gatshëm të riformatohet, në përshtatje me kushtet e reja të tregut europian e më gjerë dhe vetëofrohet për të prodhuar me cilësi të standarteve europiane, veshjet dhe kepucët spitalore si dhe ato ushtarake e utilitare, për vendet e BE-së.”-citon letra drejtuar ministrit Ahmetaj.

Fasonët konkretisht kërkojnë që qeveria të bëhet urë lidhëse ndërmjet biznesit fason shqiptar dhe qeverisë italiane dhe pse jo edhe asaj gjermane për të riadoptuar kontratat sipas situatës.

“Me anë të këtij veprimi, ne mendojmë dhe shprehim bindjen se shpëtohen mijëra vende pune, te cilat sot, në kushtet e pandemisë botërore, janë të rrezikuara seriozisht. Po ashtu, në të njëjtën kohë i kursehen buxhetit të shtetit miliona Euro, aq të nevɔjshme sot për të gjithë ata që kanë më shumë nevojë. Gjithashtu, ndihemi kontribues të vlefshëm edhe ne, si të gjithë ata që ju jepet një mundësi për ta kaluar sa më lehtë këtë luftë”- shkruhet në letrën e hapur të fasonëve drejtuar ministrit Arben Ahmetaj.

Veprimi i Arben Ahmetaj

Sot, të shtunën, ministri Arben Ahmetaj shkruan në llogarinë e tij në Facebook se ka kontaktuar me ministrat respektivë të Ekonomisë dhe Financave në rajon dhe Europë duke publikuar dhe dy prej letrave.

“Në vazhdën e nismave për mbështetjen e sektorëve të ekonomisë të afektuar si pasojë e COVID-19, i jam drejtuar me një letër zyrtare Ministrave të Ekonomisë të vendeve të rajonit e BE, për të konsideruar mundësinë e bashkëpunimit me kompanitë fason në Shqipëri, për prodhimin e veshjeve të specializuara në mjekësi dhe uniformave të policisë e ushtrisë”- shkruan ministri Ahmetaj.

Kompanitë shqiptare të fasonit, thotë ai, në kushtet kur kontratat e mëparshme me porositësit janë ngadalësuar apo në disa raste ndërprerë, kanë përshtatur ciklin e prodhimit me situatën aktuale, për ta orientuar prodhimin drejt veshjeve dhe këpucëve për mjekët, policinë, ushtrinë dhe gjithë forcat që sot luftojnë në vijën e parë të betejës me armikun e padukshëm.

Bashkëpunimi me vendet partnere, vijon Ahmetaj në postimin e tij, nga njëra anë i jep një frymëmarrje jetike sektorit duke mundësuar vijimin e aktivitetit, dhe nga ana tjetër furnizon nevojat e shteteve që në këtë periudhë shkojnë përtej kapaciteteve të tyre.

“Jam i bindur në angazhimin e fqinjëve dhe partnerëve tanë për ta kthyer këtë në një korsi bashkëpunimi dhe përfitimi reciprok, sepse si çdo luftë, edhe këtë mund ta fitojmë vetëm nëse bëhemi të gjithë bashkë!”- përfundon ai postimin në llogarinë e tij në facebook.

Next Post
Shtëpia e Bardhë sulmon Zërin e Amerikës, duke pretenduar se promovoi propagandën kineze

Shtëpia e Bardhë sulmon Zërin e Amerikës, duke pretenduar se promovoi propagandën kineze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Zjarr dhe re e madhe tymi në Riad, Huthët shtojnë sulmet ndaj Arabisë Saudite

VIDEO/ Zjarr dhe re e madhe tymi në Riad, Huthët shtojnë sulmet ndaj Arabisë Saudite

October 3, 2026
VIDEO/ Etrit Berisha del me të kuq, Shqipëria mbetet me 10 lojtarë! Finlanda barazon ndeshjen

VIDEO/ Etrit Berisha del me të kuq, Shqipëria mbetet me 10 lojtarë! Finlanda barazon ndeshjen

October 3, 2026
Marrëveshja e fshehtë në tryezën Trump-Putin, miliardat e naftës ruse futen në negociatat për paqen në Ukrainë

Marrëveshja e fshehtë në tryezën Trump-Putin, miliardat e naftës ruse futen në negociatat për paqen në Ukrainë

October 3, 2026
VIDEO/ Shqipëria shpërthen që në minutën e 4-t, Manaj ndëshkon Finlandën!

VIDEO/ Shqipëria shpërthen që në minutën e 4-t, Manaj ndëshkon Finlandën!

October 3, 2026
Dosja hetimore/ Mesazhet e fundit dhe dëshmitë zbardhin çfarë ndodhi para vetëvrasjes së Xhuana Nikollajt, presioni i Eraldo Fizit dhe frika për familjen

Dosja hetimore/ Mesazhet e fundit dhe dëshmitë zbardhin çfarë ndodhi para vetëvrasjes së Xhuana Nikollajt, presioni i Eraldo Fizit dhe frika për familjen

October 3, 2026
Të pafatët e ditëve festive, ja tre shenjat e horoskopit që do të kenë një Krishtlindje të vështirë

Horoskopi i dashurisë për tetorin 2026/ Dalin sekretet e vjetra, disa shenja përballen me kthesa të forta në lidhje

October 3, 2026
Rusia kryen bombardime edhe në Odesa, hedh në erë anijen tregtare, të paktën një i vrarë dhe tre të plagosur!

Rusia kryen bombardime edhe në Odesa, hedh në erë anijen tregtare, të paktën një i vrarë dhe tre të plagosur!

October 3, 2026
“S’e di se si mund të bllokohet me 83 mandate!”- Berisha mati ‘pulsin’ e aleatëve, por ata ia thanë kritikat në sy! Replikat e forta në selinë blu për bojkotin, protestat e reformën

“S’e di se si mund të bllokohet me 83 mandate!”- Berisha mati ‘pulsin’ e aleatëve, por ata ia thanë kritikat në sy! Replikat e forta në selinë blu për bojkotin, protestat e reformën

October 3, 2026
Zjarr i përmasave të mëdha në kullotat e Karjanit në Gjirokastër, era favorizon flakët

Zjarr i përmasave të mëdha në kullotat e Karjanit në Gjirokastër, era favorizon flakët

October 3, 2026
Nga tërmetet te mjedisi, Shqipëria kërkon recetën japoneze të përballjes me fatkeqësitë natyrore

Nga tërmetet te mjedisi, Shqipëria kërkon recetën japoneze të përballjes me fatkeqësitë natyrore

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com