Shkarkohet nga detyra prefekti i Shkodrës Çesk Millja. Zv/ministri Besfort Lamallari komandohet për menaxhimin e situatës e Shkodrës.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj njoftoi vendimin e sotem te Këshillit te Ministrave për lirimin nga detyra të prefektit të qarkut të Shkodrës.
“Nëse kemi shprehur rezerva për gjëndjen në Shkodër nuk do të thotë që të gjitha vërejtjet janë adresuar bashkisë. Në mënyrë si kanë apo nuk kanë funksionuar gjërat në Shkodër, kanë ndikimin e tyre edhe drejtues të caktuar të degëve territoriale dhe prefekti I qarkut si përfaqësuesi më i lartë atje.
Për fat të keq gjatë kësaj periudhe të pandemisë është vërejtur një inerci burokratike e papranueshme, hezitim për të marrë përsipër përgjejgësi dhe mungesë lidershipi aq të domosdoshëm sidomos në situate të tilla, kur drejtuesit duhet të marrin përgjegjësi dhe vendime për të cilat jo domosdoshmërisht ekziston ndonjë praktikë e konsoliduar më parë. Situata të tilla kërkojnë iniciativë dhe vendimmarrje”, deklaroi ministri Lleshaj.