• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk është shaka! Meta urdhër partisë: Në çdo kat të selisë të jetë fotografia e Erisa Xhixhos!

by A R
01/05/2024 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Meta përpos riorganizimit të partisë kërkon edhe ndryshime në seli.

Meta tha se do të rikthejnë historinë e do vendosin foto të mitingjeve e betejave të PL. Përpos disa figurave, Meta kërkoi që në seli të vendosen edhe fotot e Erisa Xhixhos në çdo kat.

Në këtë pikë ai nuk pranon mendim ndryshe, duke thënë se e do si një model për të gjithë të rinjtë.

“Përveç një organizimi të jashtëzakonshëm dhe të hekurt që tashmë ka filluar dhe do vazhdojë me votimin e sotëm, na duhet të rikthejmë edhe emocionin dhe historinë në selinë tonë qendrore.

Kemi pasur foto e atyre mitingjeve të bukura, atu ka vetëm mure të bardha si ato mapot e kohës së Enverit. Edhe me 20-vjetorin e rastit të Partisë së Lirisë. Aty nga kati i parë deri te kati i fundi i presidentit do jetë histori.

Historia do fillojë që në hyrje me fotografinë e të paharruarës e motrës së Margarita dhe Kristaq Tutulanit, Afërdita Tutulani, një nga themelueset e kësaj force politike.

Me fotografinë e Zija Hysit një intelektual i shquar dhe paharruar, një nga nxitës kryesor të mi për të krijuar këtë forcë politike. Fotografia e tretë, këtu nuk pranoj mendim ndryshe, foto e tretë do jetë e Erisa Xhixhos.

Pse do jetë e Erisa Xhixhos se ka qenë 17 vjeç kur ka themeluar LSI, në çdo kat do jetë një nga ato vitet apo momentet kur Erisa ka qenë në krye të sakrificave të LSI e deri atje lart kur është zgjedhur zv.presidente.

E dua si një model për të gjithë të rinjtë. Pa djersitje nuk ka arritje. Edhe më vjen keq se kemi mbështetur dhe u kemi dhënë mundësi të rinjve të tjerë shumë më tepër se i kemi dhënë Erisës, por ajo kurrë nuk u demotivua.

Është kthyer në një model dhe problemi ynë është se akoma kryetare të LRI dinë Erisa Xhixhon, shumë shpejt do kemi konventë dy herë më të madhe vetëm me të rinjtë e të rejat.

Na duhet kjo frymë e hapjes, përfshirjes, e meritokracisë brenda nesh, nuk dua të zgjatem më shumë, dua t’iu siguroj që një punë e re me themele të reja ka nisur dhe shpejtësia vetëm do shtohet”, tha Meta.

/a.r

Next Post
“Burri i ministres rrahu drejtorin e Kredive”, reagon PD: Ibrahimaj të dorëhiqet! Pse hesht Edi Rama?

"Burri i ministres rrahu drejtorin e Kredive", reagon PD: Ibrahimaj të dorëhiqet! Pse hesht Edi Rama?

Comments 1

  1. Qerko Manxurra says:
    3 years ago

    E kishe gruan e parë në të njëjtën punë, përseri nuk vure mënd dhe vure edhe gruan e dytë në të njëtën punë ???
    Qënke koqe e loqe bashkë, apo karloq me këto termat e reja, ish Likja i Moniçkës, që tani je bërë Likja i Risit (kështu i thërrisni shkurt).
    Hajvan i madh.
    Je çmëndur o Çuni i Rexhos dhe i Fiqos.
    Siç duket u a heq dera, mbasi edhe kushua jot, Vinkë Salianji, gruan që mori, e mori me gjithë çun, tëpkë si i jati, Bujar qepa (siç i thërrasin fshatarët e tijë) që mori gruan (mamaçkën e Ervinit) me gjithë djalkë nga burri i parë, atë burgaxhiun si drogaxhi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Atalanta nderon Berat Gjimshitin në Bergamo, tifozët në kor: Duam 11-të si ty…!

Atalanta nderon Berat Gjimshitin në Bergamo, tifozët në kor: Duam 11-të si ty…!

November 6, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Martesat e përzjera në Tiranën urbane dhe trendet elektorale

November 6, 2026
Vrasja e Gentian Bejtjas, Apeli jep verdiktin për të pandehurin Ilir Beqaraj, ja sa burg do vuajë!

Vrasja e Gentian Bejtjas, Apeli jep verdiktin për të pandehurin Ilir Beqaraj, ja sa burg do vuajë!

November 6, 2026
Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2027, ministri Nufi: Shpenzimet bazë do të arrijnë në 2.66% të GDP-së, i konsultuar edhe me NATO-n!

Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2027, ministri Nufi: Shpenzimet bazë do të arrijnë në 2.66% të GDP-së, i konsultuar edhe me NATO-n!

November 6, 2026
Ndotja akustike/ Policia nis kontrollet për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Velipojës

Zhurmat po na kthejnë në “viktima” të stresit urban, eksperti ngre alarmin për ndotjen akustike

November 6, 2026
“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)

“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)

November 6, 2026
Aksident dramatik në Korçë, ambulanca përplas të moshuarin! Shoferi ishte nën efektin e alkoolit përfundon në pranga

Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën elektricisti i OSHEE-së

November 6, 2026
Arrestohet 18-vjeçari në Massachusetts, komentoi në Instagram se Trump duhet vrarë

Arrestohet 18-vjeçari në Massachusetts, komentoi në Instagram se Trump duhet vrarë

November 6, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Udhërrëfyesi i BE-së: ç’fitojmë?

November 6, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha thirrje demokratëve: Të shtunën të gjithë shkoni në protestën e studentëve

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In