• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klosi në Shkodër: Drejtësia e re është një produkt i realizuar me vullnetin dhe me votat e PS

by A R
01/05/2024 13:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi ka folur nga Shkodra për përgatitjen që po bën kjo strukturë për turin e ri të kryeministrit Rama në Shqipëri, dështimin e Reformës Zgjedhore dhe goditjet e SPAK në radhët e kësaj force politike. Ditën e djeshme, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dëshmoi mbi 7 orë në SPAK për Inceneratorin e Tiranës.

“Me Këshillin Koordinues në Shkodër vlerësuam procesin e rienergjizimit. Në 10-11 maj do të kemi votimin 1 anëtar 1 votë për delegatët e kongresit 50-50% burra e gra. 3/4 me anëtarë të rinj. Plotësojmë detyrat në kuadër të turit krenar për Shqipërinë që Rama do të ndërmarrë”, u shpreh Klosi.

Sa i përket zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm, Klosi u shpreh optimist. Ai tha se Partia Socialiste po punon shumë dhe kjo e bën sërish fituese në zgjedhjet e ardhshme.

“PS fiton sepse punon shumë. Përgjigja që morëm nga qytetarët ishte e jashtëzakonshme. Qarku Shkodër realizoi detyrat 200% me anëtarësimet e reja. Kërkonim 4 anëtare të rinj për çdo organizatë socialiste, pra 20 mijë anëtarë, ndërsa ne arritëm 32 mijë. Kjo na dha bindjen se jemi në rrugë të mbarë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi.

Sa i përket zgjedhjeve, jemi vetëm 1 vit nga dita e zgjedhjeve të 2025. Shumë pak kohë për një forcë politike që e ka seriozisht politikën, e ka seriozisht kontaktin me njerëzit. Për një forcë politike që kërkon marrjen e mandatit të katërt, të fitojë sërish siç ishte rasti zgjedhjeve vendore.

Klosi tha se drejtësia e re është realizuar me vullnetin e plotë dhe votat e PS-së.

“SPAK apo e gjithë drejtësia e re është një produkt i realizuar me vullnetin dhe me votat e PS. Një drejtësi e re e cila këtë duhet të arrinte në sytë e opinionit publik, pra që të gjykojë çdo rast që gjykohet se ka nevojë të analizohet, verifikuar apo më pas gjykuar. Nuk kemi asnjë shqetësim për sa i përket asaj që qytetarët duan në vendin tonë, që të ketë një drejtësi ku parimin e parë ka pandëshkueshmërinë. Ne do të jemi të hapur dhe nuk do të gjykojmë apo komentojmë asnjë veprim te drejtësisë së re. Kemi marrë vendim të mos komentojmë asnjë veprim të drejtësisë së re”, u shpreh ai.

Sa i përket dështimit të Reformës Zgjedhore, Klosi tha se kërkon edhe vullnetin dhe bashkëpunimin e opozitës. Ndërsa vota e emigrantëve mesa duket është e pamundur edhe në këto zgjedhje.

“Reforma kërkon 84 vota në kuvend. Ligjvënësi kur ka ndërtuar kushtetutën dhe ligjin ka menduar që do të ketë forca të përgjegjshme politike qe do të duhet të ulen ne tryezë të negociojnë mes tyre dhe të marrin vendime të rëndësishme për ligjet. Mungesa e vullnetit nga krahu i opozitës na la në një situatë e cila tashmë i është drejtuar parlamentit dhe besoj fort që kuvendi do të ketë vullnetin që me 84 vota të realizojë disa problematika që kanë të bëjnë me reformën zgjedhore. Do të kishim shumë dëshirë të realizonim votën e emigrantëve, depolitizimin e komisioneve zgjedhore, por mungesa e opozitës shumë gjatë në atë komision, na e bëri të pamundur të gjenim diskutim apo vendimmarrje në komision”, tha  Sekretari i Përgjithshëm i PS-së.

/a.r

Next Post
DASH: Kosova dhe Serbia të zbatojnë plotësisht detyrimet e tyre nga marrëveshja e Brukselit

Dy “non grata” pjesë e qeverisë serbe, DASH: Zhgënjyese!; Vuçiç: U zgjodhën nga qytetarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Martinaj i zhdukur, Mihasi i vrarë! SPAK “kopsit” dosjen, jepet pretenca për të pandehurit

Martinaj i zhdukur, Mihasi i vrarë! SPAK “kopsit” dosjen, jepet pretenca për të pandehurit

November 5, 2026
Sistemi i pagesave dhe siguria, Banka Botërore: Shqipëria hapa pozitivë!

Sistemi i pagesave dhe siguria, Banka Botërore: Shqipëria hapa pozitivë!

November 5, 2026
E vendosur në katin zero, gjendet bombola e gazit që dyshohet se shkaktoi shpërthimin tragjik në Elbasan

E vendosur në katin zero, gjendet bombola e gazit që dyshohet se shkaktoi shpërthimin tragjik në Elbasan

November 5, 2026
Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

November 5, 2026

Taksa e qarkullimit te mjetet, eksperti: Përfitojnë ata që bëjnë shumë kilometra

November 5, 2026
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

“Fondet të kalojnë pa vonesa”, INSTAT kërkon para shtesë për vitin 2027 për censin e bujqësisë

November 5, 2026
Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

November 5, 2026
‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

November 5, 2026
Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi

November 5, 2026
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse

Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In