Ahmet Isufaj, me një të kaluar kriminale dhe në kërkim nga Italia, Gjermania dhe Kosova për trafik droge më në fund nuk do të gëzojë më lirinë në Shqipëri.
I njohur për disa vepra penale dhe për lidhje të ngushta me nipin e tij, një tjetër trafikant droge, ndër më të rëndësishmit në Shqipëri dhe jo vetëm, Isufaj do gjykohet nga autoritetet e Drejtësisë në Kosovë.
Gjykata e Fierit ka miratuar ekstradimin në Kosovë të xhaxhait të “Ben Qimes”. Ai kërkohet në Kosovë për trafik droge. 65-vjeçari Ahmet Isufaj është pjesë e listës së OFL-së, së Fierit për të vetëdeklaruar pasurinë, formular që e ka dorëzuar, por që ende nuk ka një vendim nga SPAK.
g.kosovari