Mes shumë pyetjeve që lexoi sot kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi me qytetarët në ‘Facebook’ ishte dhe ajo e një qytetari i cili e pyeste se pse nuk kishte vendosur maskë sot gjatë një vizitë që kishte bërë në Thumanë.
Rama në përgjigjen e tij tha se nuk kishte dalë për Pazar, dhe se kur të vendosej si masë e detyrueshme, do ta vendoste dhe ai.
“Unë nuk dola në pazar. Mos ma qaj hallin tuaj. Ndaj s’kam pasur maskë. Kur të bëhet maska e detyrueshme për të gjithë, do e vendos dhe unë. Sot në momentin që flasim nuk është e detyrueshme. Mjafton mos të futesh në tregje me shumë njerëz. Se ça s’po dëgjojnë veshët”, -pohoi kryeministri.