I ftuar në “Opinion”, Basha kërkon nga Kryeministri që të mos humbasë kohë me sulme ndaj opozitës.
Basha: Sa herë i ka adoptuar propozimet tona e kam përshëndetur publikisht. Nuk kemi kohë as për retorikë dhe as të fshihemi pas gishtit. Vetëm sa zgjasim pasigurinë e njerëzve. Me rritjen e testimeve shkurtojmë kohën e karantinës dhe hapjen e ekonomisë. Nga kryeministri nuk pres batuta dhe as sulme. Këto nuk sjellin as të ardhura në xhepin e shqiptarëve. Të mos harxhojë asnjë minutë kohë.
-Pse nuk i kërkoni takim me Ramën?
Basha: Asnjë opozitë në Ballkan apo Evropë nuk ka qenë kaq konstruktive. Në Itali kanë kërkuar largimin e kryeministrit. Roli ynë është të bëjmë gjithçka për jetën e qytetarëve. Kemi qenë të parë me propozime. Një pjesë prej tyre janë adoptuar dhe i kam përshëndetur.
E vetmja kohë është të mos humbasë sulmet. Shqiptarët e kanë mësuar tashmë, sulmo opozitën dhe pastaj adopto propozimet. Të pranojë propozimet që i kemi përjashtuar. Janë propozime që i ka bërë Ricardo Hausmann. FMN ka bërë propozime identike. Adoptimi pa vonesë i tyre ndihmon. Shtyrja dhe vonesa ndëshkon.
Mbetem i shqetësuar për personelin shëndetësor. Shtimi i kapacitetit të trajtimit. Nuk kemi mjaftueshëm as respirator. Janë kërkesa që vijnë nga ekspertë kombëtar dhe ndërkombëtar. E gjithë sakrifica që kemi bërë deri më tani do të zhvleftësohet. Nuk mund të pritet më.
ju jeni opozita e mosqofshit .