Pas dy muajsh, në krahinën e Hubei në Kinë është rikthyer normaliteti. Autoritetet e vendit thanë se nga data 8 prill do të jetë e mundur që njerëzit të lëvizin lirshëm në kryeqytetin Wuhan i cili ishte bllokuar nga masat e qeverisë së Pekinit që nga 23 janari.
Sipas të dhënave të fundit të lëshuara nga autoritetet e shëndetësisë, Kina ka regjistruar 78 raste infeksioni, të gjitha të importuara nga njerëzit që po rikthehen në vend pasi ishin larguar në kohën kur shpërtheu koronavirusi, nga të cilët vetëm një në Wuhan i cili prej pesë ditësh nuk kishte regjistruar raste pozitiv me Covid-19.
Dragoi i Azisë po mundohet të marrë frymë pa maskë. Punonjës shëndetësorë që edhën për të ndihmuar qytetin e Wuhan, tani po kthehen në shtëpitë e tyre të origjinës, të përcjellë me duartrokitje. /e.s/