Pas kryedemokratit Lulzim Basha, edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi del me 7 propozime lidhur me përballimin e situatës së emergjencës së shkaktuar nga koronavirusi.
Ai thotë se shqiptarët sot si asnjëherë më parë kanë nevojë për mbështetje.
Kryetarja e LSI i propozon qeverisë qeverisë për të kaluar këtë moment kritik dhe për të parandaluar Pandeminë Ekonomiko-Sociale, ku mes tyre kërkon heqjen e taksave për biznesin dhe dhënien e 80% të pagës për të gjithë ata të punësuar që nuk mund të punojnë për shkak të situatës.
7 propozimet
-Heqja e taksave lokale për të gjithë bizneset dhe familjet duke filluar nga muaji mars dhe për gjatë gjithë kohëzgjatjes së kufizimeve për shkak të karantinës.
-Garantimi i pagesës me vlerë 80% për të gjithë personat, që janë në punë, por nuk mund të punojnë dhe për pasojë nuk paguhen për arsye të mbylljes së aktivitetit të sipërmarrjes ku ata punojnë për shkak të karantinës, përfshirë edhe të gjithë ushtruesit e profesioneve të lira. Pagesat të kryhen në numrat e llogarisë së të punësuarve.
-Të rimbursohen nga shteti sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të kategorive të punonjësve të trajtuar me 80% të pagës, për të gjithë periudhën në të cilën këta punonjës do të jenë pa punë për shkak të karantinimit dhe kohës që do ti duhet biznesit për të rikthyer aktivitetin e biznesit të tyre në punë.
-Subvencionim për të gjithë fermerët prodhimet e të cilëve nuk mund të shiten për arsye të bllokimit të transportit apo të pamundësisë së sigurimit të imputeve bujqësore dhe për pasojë mos realizimit të prodhimit bujqësor. AZHBR duhet të bëjë një disbursim me procedura të përshpejtuara për çdo fermer.
-Subvencionim të të gjithë pagesave, të palikujdura studentëve si detyrime për vitin shkollor 2019 – 2020.
-Shtyrje e pagesave të TVSH si dhe tatimeve të bizneseve për një periudhë më të vonë, në vlerësim të kohëzgjatjes së karantinës, por jo më parë se muaji qershor.
-Për të gjithë ata qytetarë që janë të regjistruar në asistencë si dhe për pensionistët, shteti të marrë përsipër rimbursimin e faturave të energjisë dhe të ujit.
Ik moj kurve muti ,ktheje floririn