• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

”The Guardian”: 43 mijë italianë të gjobitur për shkeljen e karantinës

by A R
19/03/2020 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet italiane kanë ngritur akuza ndaj rreth 43 000 personave për shkeljen e ndalim-qarkullimit, e vendosur për të përmirësuar situatën e krijuar nga koronavirusi, sipas shifrave të Ministrisë së Brendshme italiane, shkruan Lorenzo Tondo për gazetën e njohur britanike ”The Guardian”.

”Ndërsa miliona italianë kanë qëndruar në shtëpi që nga 9 marsi, kur kryeministri, Giuseppe Conte, vendosi një karantinë kombëtare, një pakicë e popullsisë ka shkelur rregullat që kërkojnë nga qytetarët të lëvizin vetëm nëse është shumë e domosdoshme, siç është për punë, për arsye shëndetësore ose blerje ushqimesh.

Italia raportoi dje rritjen e saj më të madhe ditore të vdekjeve me 475 persona. Vendi tani ka 35 713 raste – gati gjysma e totalit në Kinën, që ishte 81 102.

Policia italiane ndaloi dhe kontrolloi 700 000 qytetarë midis datave 11 dhe 17 mars, 43 000 prej të cilëve u zbulua se kishin shkelur dekretin, i cili gjithashtu urdhëroi mbylljen e dyqaneve, bareve, restoranteve, palestrave dhe pishinave.

Një nga rastet më të rënda ka ndodhur në Sciacca, Siçili, kur një burrë që kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 u zbulua nga policia ndërsa ishte duke bërë pazar, megjithë urdhrin e rreptë për t’u izoluar në shtëpi. Prokurorët hapën një hetim dhe e akuzuan atë për “ndihmë ndaj epidemisë”. Nëse dënohet, ai mund të vuajë deri në 12 vjet burg.

Më 10 mars një burrë, 30 vjeç u ndalua nga policia në Torino në orën 02:30 ndërsa kërkonte një prostitutë.

Policia në afërsi të Venecias ngriti akuza kundër një prifti sepse ai po shërbente në një funeral. Një prift tjetër u raportua për të njëjtën arsye në Torre Annunziata në Campania, së bashku me të afërmit e të ndjerit. Edhe shërbimet funerale janë të ndaluara sipas dekretit.

Zyra e prokurorit në Aosta, në veriperëndim të Italisë, hapi një hetim kundër një burri për “përpjekje të rëndë për përhapjen e epidemisë”, sepse ai nuk kishte njoftuar mjekët e tij për simptoma të dyshuara të koronavirusit para se të bënte operacione plastike në hundën e tij.

Burri më pas rezultoi pozitiv me Covid-19.

Mijëra italianë në mediat sociale janë ankuar për praninë e njerëzve në rrugë në lagjet e tyre, pasi dekreti lejon njerëzit të lëvizin jashtë për një kohë të kufizuar afër shtëpisë.

“Problemi është se dekreti qeveritar nuk ndalon në mënyrë të qartë lëvizjen në publik, përveç nëse një person ka rezultuar pozitiv për virusin ose ka hyrë në kontakt me dikë që është i infektuar”, thotë Salvatore Vella, avokat në Agrigento.

“Nëse dekreti do të ishte më i qartë, do t’u jepte prokurorëve mundësinë për të zbatuar ligjin më qartë dhe do t’u jepte qytetarëve një nxitje të fortë për të mos shkelur ligjin”, theksoi ai.

Shumë prej atyre që akuzohen për shkelje të bllokimit kanë arsyetuar sjelljen e tyre bazuar në paqartësi të tilla në dekret, duke pretenduar se nuk i kanë kuptuar kufizimet.

Vella tha se prokurorët po shikonin për masa të tjera për t’u përdorur kundër atyre që shkelin karantinën. “Ne po studiojmë mundësinë e zbatimit të një rregulloreje të miratuar në vitin 1934 për të luftuar përhapjen e kolerës, e cila përfshin arrestimin për këdo që nuk merr masa për të ndaluar përhapjen e një sëmundjeje infektive”, tha ai.

“Ditët e fundit kemi marrë rreth 40 ankesa. Kishte disa që pretenduan se kishin shkelur bllokimin sepse epidemia është vetëm një lajm i rremë, ndërsa të tjerët dolën në rrugë pas një mosmarrëveshje në familje”, theksoi Vella.

Tullio Prestileo, një mjek i sëmundjeve infektive në spitalin ‘’Benefratelli’’ në Palermo, tha se marrëdhëniet brenda familjeve po detyronin disa njerëz që të dilnin jashtë.

“Problemi është se ka raste specifike të personave me marrëdhënie konfliktuale në familjet e tyre dhe të cilët janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi”, tha ai.

“Sigurisht që ka edhe njerëz të papërgjegjshëm. Ne nuk kemi asnjë informacion për këta njerëz. Ne nuk e dimë nëse ata janë infektuar. Ata do të rrezikojnë përpjekjet tona të përbashkëta sepse nuk e kuptojnë se shëndeti i tyre personal varet nga shëndeti i të gjithë të tjerëve. Ata nuk e kuptojnë që nëse sëmuren, ata do ta humbin lirinë e tyre personale dhe rrezikojnë të shtrohen në spital me javë të tëra’’, theksoi Prestileo.

Shkeljet kanë nxitur kryetarët e bashkive në të gjithë vendin për të lëshuar mesazhe të forta, veçanërisht për të bindur njerëzit të qëndrojnë në shtëpi.

Javën e kaluar kryetari i bashkisë së Barit, Antonio Decaro, personalisht u tha njerëzve në një park publik që të largoheshin menjëherë dhe të ktheheshin në shtëpitë e tyre.

“Unë dëgjoj se gjithcka do të shkojë mirë. Por, si mund të jetë kështu, nëse çdo ditë ne vazhdojmë të lëmë shtëpitë tona për të bërë pazar, të mbushim makinat tona apo duke shkuar për vrap?”, pyet Gianfilippo Bancheri, kryetari i komunës së Delia, një fshat i vogël në Siçilinë Qendrore, në një njoftim i drejtpërdrejtë në Facebook.

“Të dielën kishte njerëz që bënin festa, që piqnin mish në skara? A është serioze kjo? Në këtë mënyrë ne transmetojmë sëmundjen! Me sa duket, disa njerëz ende nuk mund ta vënë trurin e tyre në punë’’, deklaroi Bancheri.

Next Post
Teherani zyrtar: Koronavirusi po na vret një iranian çdo 10 minuta

Teherani zyrtar: Koronavirusi po na vret një iranian çdo 10 minuta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

October 28, 2026
“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

October 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

October 28, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

October 28, 2026
Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

October 28, 2026
“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

October 28, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

October 28, 2026
Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

October 28, 2026
Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

October 28, 2026
“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In