Kina po fillon të testojë një vaksinë “efikase” tek njeriu kundër koronavirusit të ri, ka thënë në Pekin Ministri i Mbrojtjes të mërkurën.
Vaksina është zhvilluar nën drejtimin e epidemiologut Chen Wei.
Vaksina është aprovuar pas testimeve fillestare dhe thuhet se mund të përdoret tek njerëzit.
“Ministri i Mbrojtjes e përshkruan si të sigurtë dhe efikas dhe ka deklaruar se ka është në vazhdim përgatitjet për prodhimin në masë”, referon agjensia e shtypit spanjoll Europa Press.
Në shkurt, autoritetet kineze kanë deklaruar se do të mund të testojnë brenda prillit një vaksinë tek njerëzit. Vende të ndryshme po punojnë për një vaksinë.
Megjithatë kjo do të mund të jetë gati vetëm pas disa muajsh për pacientët.
Shumë shkencëtarë, institucione akademike dhe biznese, shpresojnë të jenë të parët që të gjejnë një ilaç efikas.
Vetëm në Kinë thuhet se janë në proces zhvillimi të paktën nëntë vaksina të mundshme.
Ky është një lajm shumë i mirë që vjen pikërisht nga vendi ku nisi kjo pandemi.
Për momentin nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të presim e shpresojmë që gjithçka të kalojë sa më shpejt të jetë e mundur.
Ja pse duhet të vazhdojmë të qëndrojmë në shtëpi dhe të dalim vetëm për nevoja jetike. Vetëm në këtë mënyrë mund ta luftojmë këtë të keqe.
g.kosovari