“Nëse do të më shpëtosh, rri në shtëpi”. Kështu nis letra e 6-vjeçarit Pio, një fëmijë imunodepresiv, që jeton në Casertano të Italisë. Ai ka bërë një transplant dhe u kërkon të gjithëve që të mbrojnë atë dhe personat e tjerë me imunitet të dobët, ose që janë të sëmurë. Si? Duke ndenjur në shtëpi, siç është dhe urdhëresa e qeverisë në këto ditë emergjente për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
“E di se ç’do të thotë imunodepresiv?”, shkruan Pio në letrën që e shpërndau në rrjetet sociale e ëma e tij, Amelia. “Ta shpjegoj unë shumë thjesht, me pak fjalë. Zero antitrupa, zero mbrojtje imunitare”.
Letra u shpërnda me shpejtësi në internet dhe mallëngjeu gjithë ata që e lexuan, por që janë të shumtë ata që shpresojnë që t’i bëjë dhe të reflektojnë.
“Jetoj në Cesa”, vijon vogëlushi Pio, duke iu drejtuar të gjithë atyre që thyejnë rregullat antipërhapje të koronavirusit dhe nuk respektojnë normativat ligjore. “Kryebashkiaku synon me çdo mënyrë që të më mbrojë mua dhe njerëzit e dobët si unë. Nëse ti nuk rri në shtëpi, ndihma e tij do të jetë e kotë. Mendohu! Faleminderit”!
Pikërisht në këtë zonë të Italisë janë tre raste të konfirmuara, i fundit 24 orë më parë. Autoritetet lokale u kërkojnë qytetarëve mos të dalin, por në rrugë ka njerëz, edhe pse fluturojnë denoncimet dhe gjobat. /e.s/