Nga Shibo Jiang*
Në të gjithë botën, jemi duke parë përpjekje nga të gjithë për të realizuar një vaksinë, kundër COVID-19. Nga grupe të ndryshme në SHBA, në Kinë, edhe në vende të tjera po punohet shumë për të krijuar një vaksinë, e cilat po planifikohet të testohet tek njerëzit e shëndetshëm.
Mos bëni gabim, është thelbësore që të punojmë sa më shpejt për të zhvilluar medikamente dhe vaksina për të gjithë botën, por nuk duhet të anashkalojmë sigurinë që ato ofrojnë. Vaksinat për fruthin, shytat, rubeolën dhe gripin kanë një histori të gjatë të përdorimit të sigurt dhe janë zhvilluar në përputhje me kërkesat e agjencive rregullatore.
Unë kam punuar për të zhvilluar vaksina dhe trajtime për koronaviruse që nga 2003, kur ndodhi shpërthimi i SARS.
Sipas mendimit tim, protokollet standarde janë thelbësore për mbrojtjen e shëndetit. Para se të nisin përdorimin e një vaksine COVID-19 te njerëzit, ekspertët duhet të vlerësojnë sigurinë e vaksinës në shumë kafshë. Ata gjithashtu duhet të kërkojnë prova të forta paraklinike që vaksinat eksperimentale janë të afta të parandalojnë infeksionin, edhe pse kjo ndoshta do të nënkuptojë një pritje më të madhe.
Kur kemi punuar me SARS-in, përgjigjet shqetësuese në imunitet u vunë re që tek kafshët, pasi disa fragmente virale mund të kenë një përgjigje imune që tek kafshët, kështu që duhen testuar tek shumë kafshë para se të provohen tek njerëzit.
Është e qartë që qeveritë janë të dëshpëruara për të gjetur një zgjidhje, por luftimi i kësaj sëmundjeje kërkon një vaksinë që është më shumë e sigurt se sa e shpejtë. Deri më tani shkalla e vdekshmërisë është e ulët, edhe pse nivelet e transmetimit të sëmundjes janë të larta dhe përhapja është shumë e vështirë për t’u hetuar. Kjo do të thotë që shumë njerëz do të duhet të vaksinohen për të ndaluar përhapjen dhe për të parandaluar vdekjet.
Por autoritetet duhet të përcaktojnë saktësisht vaksinat e duhura, që të mos nxjerrin medikamente dhe vaksina që do të jenë potencialisht të dëmshme.
Ata gjithashtu duhet të jenë të kujdesshëm për të vlerësuar vullnetarët e shëndetshëm që marrin antitrupa kundër koronavirusit, përpara se t’i regjistrojnë për të kryer vaksinën. Financuesit duhet të kenë kujdes nga hipotezat dhe të lëshojnë më shumë fonde për testimet sepse testimet tregojnë se kush do të jetë medikamenti kryesor.
Shqetësimi im është se një vaksinë të administrohet përpara se të kuptohet efikasiteti dhe siguria e saj. Të jenë vlerësuar plotësisht nga provat klinike. Deri më tani kanë dalë më shumë se 100 trajtime për COVID-19 dhe shumica e tyre përfshijnë një ilaç që tashmë është aprovuar për një sëmundje tjetër.
Kjo do të thotë që ato nuk veprojnë posaçërisht kundër koronaviruseve njerëzore dhe nuk janë testuar tek kafshët. Duhet të konsiderohet edhe një faktor tjetër, potenciali për shfaqje dhe rishfaqje të koronaviruseve për të shkaktuar shpërthime në të ardhmen. Virusi pas COVID-19 mund të jetë mutant në mënyra që do t’i bëjnë vaksinat dhe antiviralët më efektivë. Prandaj, çdo agjenci rregullatore që merr në konsideratë mënyrat për të përshpejtuar testimet, gjithashtu duhet të peshojë se sa ka të ngjarë që këto ilaçe të funksionojnë përtej këtij koronavirusi të veçantë.
Testimi i vaksinave dhe ilaçeve pa marrë kohë e duhur, mund të shkaktojë pengesa të pajustifikuara gjatë pandemisë aktuale dhe në të ardhmen. Një nxitim në krijimin e vaksinave potencialisht të rrezikshme dhe bëjë që njerëzit të mos kenë besim tek shkenca. Pavarësisht nevojës së madhe për vaksinë këto kohë, një shprehje e urtë e popullit thotë, “matu dy herë e prit njëherë”.
*Shibo Jiang është profesor i virologjisë në Shkollën e Shkencave Themelore Mjekësore, Universitetin Fudan, Shanghai, Kinë.