Mjeku infeksionist Arjan Harxhi ka theksuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 se deri tani trendi i rasteve ditore të koronavirusit në Shqipëri është mirë dhe nuk bëhet fjalë për skenar si Lombardia në Itali.
Ai pret të shohë se çfarë rezultatesh do të ketë ‘Lock-Down’-i kryer nga masat e qeverisë. Sipas tij pas dy javësh shihen rezultatet nëse vërtet masat dhanë ose jo rezultat.
”Jo do doja të dija edhe sa do ishte numri në 625 raste të diagnostifikuara në ditën e 9 në Itali. Nuk është thjesht që ti po bën një konkluzion të thjeshtë.
Mua nuk më shqetëson kjo, më shqetëson, do isha që të vijonte ky lloj trendi. Pra është pyetja pse nga 50 janë shtruar 20 të infektuar. Unë do thoja që numri këtyre në raporte jemi ok.
Në epidemologji ka rëndësi raporti jo numri absolut. Ajo që i vë theksin është dinamika e kurbës.
Në krye të dy javëve që nga vendosja e lock- doën të shohim nëse do të ketë impakt pra për numrat e rinj të rasteve apo dyfishimi i rasteve.
Dyfishimi shihet në Kinë është llogaritur në 4-5 ditë, pra nga dita e 5 deri në të 9. Me virusin nuk bëhet shaka, sjell të papritura.
Nuk e di ku është bazuar për të bërë projeksionet, nuk bëhet kjo në epidemiologji pasi është dinamike.
Varret dhe në cilin moment të kohës. Jemi në momentin që quhet midis skenarit të 2 dhe 3. Kur ke transmetim lokal apo ndërlokal, por jo grumbull siç është një rast i Tiranës por nuk është skenari i Lombardisë.”- tha Harxhi.