Edi Rama publikon grafikët me të dhënat e vetëkarantinimit: Për fat, vetëm 22 shkelës në të gjithë vendin

Edi Rama Koronavirusi

Kryeministri Edi Rama publikon dy grafikë në “Facebook”, që tregojnë shifrat për zbatimin e masave shtrënguese të marra për parandalimin e përhapjes së shpejtë të koronavirusit në vend.

Kreu i qeverisë thekson se gjatë ditëssë sotme vetëm 22 persona në gjithë territorin e vendit kanë shkelur masat, ndërsa falënderon qytetarët, që po i zbatojnë masat, si një ndër mënyrat kryesore të mposhtjes së virusit vdekjeprurës.

Mesazhi i Ramës:

🔴 NË DY GRAFIKË INFORMACION MBI SITUATËN ME VETËKARANTINIMIN

🔴 SOT VETËM 22 SHKELJE NË GJITHË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRI! FANTASTIKE! SHUMË MIRËNJOHJE TË GJITHË MOTRAVE E VËLLEZËRVE TË ARDHUR NGA ITALIA DHE TË GJITHË ATYRE QË JANË KËSHILLUAR ME VETËKARANTIM🙏

🔴 SHKELJET TOTALE NGA FILLIMI I KONTROLLEVE INTENSIVE DHE MATJEVE NË REGJISTRIN DIGJITAL JANË PËRSËRI SHUMË PAK! MIRËNJOHJE DHE SA MË SHUMË DURIM TË GJITHËVE🙏

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com