Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka urdhëruar pezullimin e aktivitetit të peshkimit në zonën e ndotur nga hidrokarburet në bregdetin e Durrësit.
Urdhri i ministrit do të jetë në fuqi deri në marrjen e përgjigjeve të analizave që po i bëhen mostrave të marra nga inspektorët e mjedisit.
Pezullimi i ndotjes parashikohet për një vijë bregdetare rreth 2.5 KM, kryesisht pranë sektorit “Iliria”.