Nga Bardhyl Minxhozi/
Mesa duket edhe vende me te zhvilluara se ne, nuk paskan qene te pergatitura per te perballuar fenomenin: corona virus! Per me teper, vende si Gjermania, Britani e Madhe, pa folur per Italine, nuk e menaxhuan me shpejtesi dhe efektivitet.
Perveç rrezikut njerezor shendetesor, qe po kthehet ne nje drame dhe ne nje pasiguri te frikshme, financat boterore po pesojne humbje rekord. Humbjet e deritanishme dhe ato qe priten, llogariten shume me teper se kriza financiare e 2008. Nderkohe reagimi i sotem i qeverive eshte shume me i ulet dhe i ngadalte, sesa ai vitit 2008, kur qeverite i “blene” pothuaj gjithe sistemin bankar dhe financiar qe te mos shkaterrohej.
Perveç industrise se turizmit dhe te aviacionit, industri te tera kane ndaluar apo kane ulur ritmin e prodhimit. Shumica e bizneseve te vogla dhe te mesme nuk do te funksionojne, per sa kohe njerezit jane te detyruar te rrijne ne shtepi.
Si gjithmone, ne rast fatkeqesish masive natyrore del pyetja: kush do te paguaje per ngjarje te tilla? Kompanite e sigurimeve ne pergjithesi i kane te perjashtuara ngjarje te tilla, duke u nisur nga epidemite infektive te 20 viteve te fundit. Kjo do te thote qe bizneset kane pak gjasa te kompensojne humbjet marramendese, nepermjet kontratave te sigurimit. Individet, biznesi i vogel dhe i mesem do ta kene shume te veshtire ta marrin veten. Ne fund te dites, i mbetet shtetit te marre persiper kete pergjegjesi. Nese shtetet e pasura kane mundesi reale te nderhyjne, siç bene ne 2008, por ne vende me mundesi te kufizuar financiare si vendi yne, si do te tejkalohet kjo situate? Eshte e kuptueshme qe per momentin prioriteti themelor eshte shpetimi i jeteve njerezore, por nderkaq kjo situate pritet te vazhdoje gjate dhe po ve ne rrezik te ardhmen ekonomike te qindra mijerave familjeve, e per rrjedhim te zhvillimit ekonomik te vendit.
Ne rastin e termetit na erdhi ne ndihme Europa. Tani kur vete Europa eshte vete ne siklet, do na duhet ta zgjidhim vete. Por asnje buxhet nuk ka mundesi te parashikoje dhe plotesoje humbje te tilla. Ne keto rrethana perveç masave te menjehershme qe mund dhe duhet te marre Qeveria, per te zbutur humbjet e bizneseve dhe familjeve, eshte me vend qe te formulohet nje strategji per te ardhmen, per ngritjen e nje fondi kombetar per mbrojtjen financiare ne rast fatkeqesish natyrore dhe epidemish infektive masive. Me mire te paguajne te gjithe nga pak, sa te mos paguajme asgje dhe te humbim shume dhe te gjithe , ne rast fatkeqesish natyrore dhe epidemish. Te mos mendojme se ato ndodhin vetem nje here.