Një autoambulancë ka mbërritur mbrëmjen e sotme në ambientet e karantinës te Infektivi në QSUT. Sipas mediave informative, brenda saj ndodhet një tjetër pacient i dyshuar me COVID 19.
Në pamjet e publikuara në media, duket se nga mjeti dalin fillimisht mjekë të personelit të pajisur me veshje të përshtatshme e më pas personi i dyshuar.
Kujtojmë që në vendin tonë janë 23 personat e prekur nga koronavirrusi. Një prej tyre ka ndërruar jetë (73-vjeçarja në Durrës). /e.s/