Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Ogerta Manastirliu kanë dalë në një komunikim me qytetarët përmes rrjetev sociale.
Rama tha se ka një lajm të mirë, detajet e të cilit i bëri të ditura kreu i Shëndetësisë.
Nisur nga rasti i pacientes që humbi jetën në Durrës nga COVID-19, autoritetet kanë testuar mjekët dhe infermeriët që kanë shërbyer pranë saj dhe jo vetëm.
“në kampionin e parë të testimeve kanë rezultuar se mjekët dhe infermierët nuk janë infektuar. Nga 84 raste, ndër të cilët 50 mjekë të testuar, asjnëri nuk është i infektuar” – tha Manastirliu.