Përhapja e koronavirusit në më shumë se 100 vende tani kualifikohet si një pandemi globale, thanë zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetit të Mërkurën, duke konfirmuar ato që shumë epidemiologë kanë thënë me javë të tëra.
“OBSH ka vlerësuar se Covid-19 mund të karakterizohet si një pandemi”. – tha drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë për shtyp në Gjenevë.
“Fjala pandemi – shtoi ai – nuk mund të përdoret lehtë sepse mund të shkaktojë frikë të panevojshme.
Ghebreyesus theksoi se është “pandemia e parë e shkaktuar nga një koronavirus”.
Në muajt e ardhshëm, shtoi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, “ne presim që të shohim që numri i rasteve të infektuar dhe numri i vdekjeve të rritet edhe më shumë”.
“Ne jemi në këtë situatë së bashku dhe duhet të veprojmë me qetësi për të bërë gjënë e duhur,” përfundoi ai.
Deri më tani, OBSH e kishte shmangur përdorimin e këtij termi, nga frika se të jepej përshtypja se koronavirusi ishte i pandalshëm dhe vendet do të hiqnin dorë nga përpjekja për ta luftuar atë.
/a.r