Dita e sotme ka shënuar rreth 1300 persona më shumë të infektuar në rajonin e Lombardisë. Lajmin e bëri të ditur guvernatori i saj Atilio Fontana duke informuar se i ka kërkuar Këshillit të Ministrave të mbyll gjithçka në këtë territor të paktën për 15 ditët e ardhshme.
Lombardia është rajoni më i prekur me numri më të lartë të viktimave e të personave nga koronavirusi në Itali, numër që çdo ditë shënon rritje shqetësuese.
Guvernatori i këtij rajoni me një letër të detajuar ka kërkuar mbylljen e të gjitha aktiviteteve tregtare me përjashtim të farmacive dhe dyqaneve ushqimore.
Mbylljen e restoranteve, pubeve, lokaleve, supermerkatave të mëdha, tregjeve e çdo dyqani shitjeje. Mbylljen e të gjitha hoteleve e të zyrave të shërbimeve publike. Mbylljen e mensave private publike e mbylljen e të gjitha aktiviteteve artizanale me përjashtim ato për shërbimet e emergjencës dhe urgjencës.
“Ne i kemi dërguar qeverisë propozimet e rëna dakord me kryetarët e bashkive në lidhje me masat e mëtutjeshme për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Ne kemi kërkuar mbylljen e gjithçkaje. Ne nuk mund të vazhdojmë me këto rritje të infeksioneve, ne nuk mund t’i lejojmë ato“, tha ai.
Sipas mediave Italiane, Fontana tha më tej se në Lombardi ka pasur 1300 infeksone të reja vetëm sot, duke theksuar nevojën për ndërhyrje më të rrepta.
Pezullimin e të gjitha të praktikave administrative të sigurimeve shoqërore. E mbi bazën e masave që do aplikojë qeveria pas kërkesave të guvernatorit të Lombardisë do të modifikohet dhe shërbimi i transportit publik lokal. Një ditë më parë shifrat zyrtare në këtë rajon shënonin 5791 të infektuar . 466 prej të cilëve në repartin e reanimacionit.
g.kosovari