• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përshkallëzohen masat në Shqipëri: 20 mln lekë gjobë lokaleve që nuk mbyllen, ministrat komunikime vetëm online

by A R
11/03/2020 17:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke marrë shkas nga mosbindja e disa qytetarëve për të ruajtur veten dhe familjarët, qeveria ka vendosur përshkallëzimin e masave administrative.

Kështu u shpreh ministrja Ogerta Manastirliu e cila tha se edhe komunikimet me gazetarët do të bëhen vetëm online. Këtë masë ajo e propozoi edhe për kolegët e saj.

Ndërkohë, ministrja tha se gjoba për lokalet që nuk mbyllen do të arrijë në 20 milionë lekë.

Manastirliu shtoi se në rastet e “Call Center” qeveria kërkon nga sipërmarrësit reduktimin e stafeve.

“Ka ende jo pak qytetarë që i sfidojnë rekomandojnë. Nuk është akt shqiptar se e bëjnë të gjithë vendet demokratike. Kjo është cfarë të korrësh sot, do të mbjellësh nesër.

Qytetarët nuk e kanë marrë me seriozitetin dhe përgjegjshmërinë e duhur ndaj vetes dhe familjes, shmangien e ambienteve publike, baret e restoreantet që kanë qenë të populluara, edhe pas thirrjes nga ana jonë.

Kjo nuk është një kohë për të sfiduar armikun me papërgjegjshmëri. Kjo është një kohë për të treguar kujdes maksimal që nesër të mos tregojmë pasojat që sot mund ti shmangim.

A i duam aq sa themi fëmijët, të moshuarit? Atëherë ta tregojmë. Prioriteti për shëndetin e qytetarëve është në majë, ndaj duke kërkuar mirëkuptim, këtë betejë e përballojmë vetëm nëse e sfidojmë të gjithë se bashku”, tha Manastirliu.

Masat:

1-Mbyllje deri në një njoftim të dytë të bareve dhe restoranteve në Durrës, Tiranë.

2-Gjobë 5 mijë euro për qytetarët që vijnë nga zonat e prekura dhe nuk zbatojnë urdhrin për vetëkarantinim.

3-Caktimin e një gjobe 20 mln lekë të vjetra për baret, restorantet e klubet për tu mbyllur deri në një moment të dytë.

4-Vendosja e distancës së sigurisë mes punonjësve prej 1.5 metra që nuk mbyllet për arsye të zhvillimit ekonomik.

5-Reduktimi në maksimum të personelit të call center. Kërkojmë mirëkuptimin e bizneseve për veten, familjen dhe familjet e punonjësve tuaj.

Next Post
Lajm i mirë nga Italia/ Një pacient me koronavirus kurohet falë këtij ilaçi

Lajm i mirë nga Italia/ Një pacient me koronavirus kurohet falë këtij ilaçi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com