Kryeministri Rama reagoi për herë të dytë ndaj kryedemokratit Basha për maskat që cilësohen të skaduara dhe u denoncuan nga PD.
Në fillim të mbledhjes së qeverisë, Rama theksoi se erdhën nga Kanadaja dhe u ndaluan në portin e Durrësit pasi ishin dhuratë për një organizatë humanitare.
“E bën shumë të qartë që data e skadencës që informoni ju nuk ka lidhje fare. Për më tepër jep të dhëna specifike mbi përshkrim dhe efikasitetin e tyre. Ne këto nuk i çuam në sallat e kirurgjisë për të cilat janë të destinuara dhe ku përdoren kur janë në efikasitet të plotë. Megjithëse parametrat i kanë si përqindje reduktimi të efektit 99%, përsëri nuk i kemi çuar atje. I çojmë për përdorim të përditshëm të të gjithë sistemit.
Nuk ka shqiptar, sado i verbër apo shurdh që mund ti thuhet nga OBSH që të mbron brryli kur tështin, besoj që këto maska të prodhuara nga një kompani në SHBA dhe të ardhura nga një organizatë shqiptarësh për arsye humanitare dhe të patërhequra për shkak se nuk u paraqit për të paguar detyrimin fiskal, nuk u asgjësua si mall siç janë ushqim apo mish, por u pa e arsyeshme të ruhej”, tha Rama.
Fjalën e përfundoi duke i dhënë një mesazh direkt Bashës: “Boll vazhdove ti biesh fyellit në po atë vrimë sepse kjo është luftë, nuk është lojë.”
/a.r