• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I kanë lënë nervat

by Bajram Peçi
08/10/2024 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Dhuna verbale e opozitës, e shndërruar prej kohësh në Parlament e dyert e saj në dhunë fizike, në 7 tetor u pa të merrte formën e urrejtjes në ushtrimin e dhunës ndaj pronës publike. Mjeti kryesor për demonstrim ishte benzina, për përdormin e të cilës në formën e bombave Molotov, organizatorët e protestës kishin mobilizuar nga Bathorja dhe Paskuqani disa qindra djemlosha 14-15 vjeçarë, me lidhje klanore e fisnore, siç janë shumica e atyre përkrahëve që i kanë ngelur.

Pemët dhe gjelbërimi dekorativ i “Edi Ramës” në bulevardin “Dëshmorët e kombit”, në selinë e Partisë Socialiste dhe vënd-qendrimet e autobuzave, në flakë. Xhama të thyer gjatë protestës dhe reklamat statike që hijeshojnë qytetin, u thyen. Shtoju këtyre dhe bllokimin e rrugës anës Lanës si dhe pengimin e dy autoambulancave në urgjencë lindje, ishte gjithçka nga ajo që Berisha dhe krerët e opozitës e quajnë kot më kot e pa lidhje, “Mos bindje civile”.

“Pas kësaj zhurme, qeveria do bjerë dhe do vijnë ata të teknikes; Salianjin do ta nxjerrin nga burgu ndërsa Salën do ta lënë të lirë, pasi t’i kërkojnë ndjesë; familjes Malltezi do i kthejnë sekuestrot e pasurisë që bënë me mund e djersë dhe Metës do i mbyllin çështjet CEZ, të pasurisë, etj.; Rama, dihet, është futur në “vrima e miut 500 grosh”! Rroftë demokracia, djegja dhe zjarri nuk shkuan dëm!” Hahaha…këta të gajasin!

Kush ka kohë duhet të presë dhe kohën e plotësimit të kësaj prognoze haluçinante!? Për momentin kronikat e policisë shënojnë vetëm 10 policë të plagosur e të dëmtuar nga goditjet me sende të rënda e prej flakës së benzinës si dhe një protestues, që të ngartit, i vunë flakën shokët e tij.

Prej një kohe të gjatë në opozitë, me një lider të akuzuar si vjedhës e mashtrues, dëshpërimin e familjes biollogjike e ka parasysh dhe i rëndon në çdo moment, edhe kur fjalos çdo ditë nga kati i 8-të. Me një parti në dremitje, ku ska asnjë program e alternative zhvillimi, përpos lirimit të Berishës, edhe njëherë bën thirrje për protestë masive e mosbindje civile. U përdor për organizimin e protestës së rrethinave të Tiranës dhe të të ardhurve nga rrethet, ekzekutimi i vendimit të gjykatës për Ervin Salinjin. O sa mirë me qenë Salianji i burgosur…, i shërben më mirë Berishës prej qelisë ku ndodhet! Tirana, banorët e saj, nuk dolën në protestë. Kanë ndoshta plot arsye për të protestuar, por kurrë nën thirrjet e këtyre që drejtojnë Partinë demokratike!

Gjithçka bëri opozita, e ka emrin “Terrorizëm”! Ata i gënjen mëndja se pushteti i ardhur përmes votave të popullit, nuk do jetë në gjendje të përballojë sulme të tilla terroriste. Ish Ministri Sandër LLeshaj, në protestat më të mëdha që ka organizuar opozita, u ka treguar me profesionalizëm para 3-4 vjetësh se sjelljet prej terroristi shteti demokratik nuk i lejon dhe u tregon vendin, i detyron, kur duhet, të marrin arratinë me vrap.

Përdorimi i mediave të familjes, me mision shantazhin dhe terrorin psiqik ndaj popullatës paqësore, përmes përdorimit të pamjeve të flakëve të benzinës, pemëve që digjen dhe shkatërrimit, për qytetarët mbeten thjesht demonstrim i sharlatanizmit politik. Opozita ushqen shpresën se antagonizmi mes palëve, përmes terrorizmit që ushtrojnë ndaj popullatës, ndaj qeverisë, ndaj organeve të drejtësisë, në mos çojnë në një luftë civile, të paktën të detyrojnë përmes presionit të lirojnë liderin e tyre Berisha nga akuzat për vjedhje. Akuzat e tjera për përdorim të pushtetit qëndror në dobi të familjes, për përdorimin e paturpshëm të trafikut të influencës dhe sidomos për vrasjet e 21 janarit me urdhër të drejtëpërdrejtë të tij për hapje zjarri, shpresojnë se do i kapërxejnë!? Mirëpo, atje nuk janë më në shumicë prokurorët e gjyqtarët e Salës.

Egërsia e sjelljes me akte terrori e gjen shpjegimin te puna e SPAK-ut me verifikimin e pasurive, të cilët, pasi e filluan me disa krerë të PS-së, tani shohin që u erdhi radha atyre. Berisha dhe familja e tij nën hetim, pas pak javësh do ndodhen në gjykim. Janë më tej pasuritë e krerëve të tjerë, që ata i dinë se dosjet e tyre ndodhen përpunim në tavolinat e prokurorëve. U pasuruan nën hijen e me ndihmën e regjimit që vendosi Berisha, duke u shkëputur haptas nga jeta dhe bota sociale e njeriut të thjeshtë, pensionistit, mësuesit, mekanikut, bujkut.

Sa kohë SPAK, organi që heton pasuritë, ka në krah SHBA, askush nga vjedhësit e pasurisë publike nuk ka gjasa të shpëtojë, me protesta apo pa protesta, me flakë e terror apo me kërcënime verbale! Vetëm një tufë budallenjsh, si këta që e çojnë grupimin politik nga një protestë e dështuar në tjetrën, mund t’ja garantojne pushtetin PS-së e Edi Ramës në formë të palëkundur! Ato bombat Molotov që përodrin si bombone janë treguesi më i qartë i budallallëkut dhe nervave që i kanë lënë.

Çfarë fatkeqësie ta lësh një demokraci, një vend e një popull, pa opozitë!?

Next Post
Përmbytjet dhe zjarret, Rama: S’mund të neglizhojmë dobësinë në reagim. Duhet trajnim i strukturave

Përmbytjet dhe zjarret, Rama: S’mund të neglizhojmë dobësinë në reagim. Duhet trajnim i strukturave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bankat drejt digjitalizimit të plotë/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

Bankat drejt digjitalizimit të plotë/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

July 29, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Sondazh: 73 % e amerikanëve mendojnë se Trumpi nuk po u kushton vëmendjen e duhur problemeve më të rëndësishme të Amerikës

July 29, 2026
Irani godet bazat amerikane/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani

Irani godet bazat amerikane/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani

July 29, 2026
Siguria rrugore, plan për uljen e kufijve të shpejtësisë dhe zgjerimin e kontrollit me kamera

Siguria rrugore, plan për uljen e kufijve të shpejtësisë dhe zgjerimin e kontrollit me kamera

July 29, 2026
FIFA kërkon t’ia lërë organizimin e Botërorit kompanisë së financuar nga Kushner, reagon UEFA: Futbolli nuk është në shitje

FIFA kërkon t’ia lërë organizimin e Botërorit kompanisë së financuar nga Kushner, reagon UEFA: Futbolli nuk është në shitje

July 29, 2026
I sëmuri u braktis nga ambulanca dhe ndërroi jetë? Reagon spitali i Durrësit: Ja si qëndron e vërteta

I sëmuri u braktis nga ambulanca dhe ndërroi jetë? Reagon spitali i Durrësit: Ja si qëndron e vërteta

July 29, 2026
Dokumente false për zhdoganim dhe eksport nga vendet e BE, Dogana Shqiptare referon skemën në SPAK

Dokumente false për zhdoganim dhe eksport nga vendet e BE, Dogana Shqiptare referon skemën në SPAK

July 29, 2026
U miratua me 74 vota nga socialistët, vetëm 19 prej tyre lexuan marrëveshjen për huanë nga SHBA-të

U miratua me 74 vota nga socialistët, vetëm 19 prej tyre lexuan marrëveshjen për huanë nga SHBA-të

July 29, 2026
Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

July 29, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 30 Korrik 2026

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com