Spanja pezulloi parlamentin pasi një deputet rezultoi pozitiv me koronavirusin e ri që ka marrë 35 jetë njerëzish në këtë vend, duke e bërë një ndër më të prekurit në Evropë pas Italisë. Të infektuarit atje janë 1600. Javier Ortega Smith, një prej drejtuesve kryesorë të partisë së ekstremit të djathtë, Vox, tha se ishte prekur nga Covid 19.
Spanja ka mbyllur shkollat dhe institucione të tjera edukimi në Madrid, në rajonin bask e La Rioja për të paktën dy javë. Njerëzit në kryeqytetin e vendit, i ka përfshirë paniku e kanë mësyrë supermarketet. Banka Santander I kërkoi punonjësve në degën e saj në Madrid që të punojnë nga shtëpia.
Mosha e 30 prej viktimave të koronavirusit në Spanjë varion nga 69 në 99 vjeç. Rasti i parë u shënua në 30 janar, në ishujt Kanarie, ku virusin e kishte bartur me vete një turist gjerman. Rasti i dytë, në 9 shkurt ishte ai I një turisti britanik në Majorka; ndërsa nga 24 shkurti nisën të regjistrohen raste të njëpasnjëshme të infektuarish që vinin nga Italia.
g.kosovari