• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria gjermane u jep 1000 euro të papunëve, opozita kundërshton: Tallje për ata që…

by A R
08/10/2024 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjermania renditet ndër vendet me papunësi të ulët në Europë.  Në qershor të këtij viti qeveria gjermane bëri të ditur se në të regjistruar si të papunë në vend janë 2,73 milionë vetë. Megjithatë shifrat e papunësisë kanë ulje-ngritje në bazë të sezonit, ashtu si edhe faza e papunësisë për personat e prekur. Rregulli që vlen dihet: Personat e kualifikuar rikthehen më shpejt në tregun e punës se ata të pakualifikuar. Kush qëndron i papunë më shumë se 1 vit konsiderohet në Gjermani si i papunë afatgjatë. Integrimi në tregun e punës i të papunëve për një kohë të gjatë është i vështirë. Për këtë arsye qeveria gjermane ka krijuar instrumente për integrimin e të papunëve afatgjatë, si për shembull subvencionimin e kostos dyvjeçare për punëdhënësit që punësojnë të papunë afatgjatë që kanë qenë të papunë për të paktën dy vjet.

Javën e kaluar kabineti qeveritar vendosi një ndryshim përkatës në ligj për të modernizuar sigurimin e papunësisë dhe nxitjen e punësimit të mërkurën, njoftoi Ministria Federale e Ekonomisë. Tek ndryshimet e reja bëhen të ditura edhe planet e qeverisë për të ashtuquajturin “financim nxitës”, bonus prej 1000 eurosh për të papunët për një kohë të gjatë në Gjermani që marrin një punë me kontribute sociale për 1 vit. Qëllimi i bonusit është të “forcojë punësimin në marrëdhënieve të rregullta dhe afatgjata të punës”, ka deklaruar Ministria e Ekonomisë në Berlin, sipas agjencisë gjermane të lajmeve, DPA. “Të papunët afatgjatë duhet të jenë në gjendje të kapërcejnë dhe të lënë mbështetjen bazë të shtetit.” Me këtë synohet të parandalohet rikthimi i shpejtë në sistemet shoqërore sociale. Synimi është në plan afatgjatë buxheti federal të ketë “kursime përkatëse kostosh”, thuhet.

Por këto plane janë kundërshtuar menjëherë nga opozita. “Bonusi 1000 euro është tallje e hapur për ata që prej vitesh bëjnë punën e tyre. Qeveria e koalicionit rrezikon paqen sociale dhe i hedh edhe më shumë benzinë zjarrit”, është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i CSU-së, Martin Huber për gazetën gjermane “Bild” të shtunën (05.10.) Edhe deputeti i Të Gjelbërve, parti e koalicionit qeverisës, Frank Bsirske e refuzoi këtë plan. “Nuk e shoh si shumë të nevojshme një shpërblim të tillë. Shumica e njerëzve që marrin ‘Bürgergeld’ e pranojnë një punë, nëse e kanë shansin për këtë”, tha Bsirske për gazetën “Bild”. Kurse Frank Schäffler, politikan liberal i partisë FDP, pjesë e koalicionit tha se “ky plan është një skandal. Shpenzimet janë duke shpërthyer. Bonusi duhet të ndalet në Bundestag.”

Kabineti qeveritar vendosi javën e kaluar ndër të tjera edhe ashpërsime të rregulloreve për personat që marrin kontributin social “Bürgergeld”. Në rast refuzimi të punës ata së shpejti duhet të llogarisin me penalizime më të mëdha. Pjesë e këtyre rregulloreve të reja është edhe një i ashtuquajtur “financim nxitës” për të papunët afatgjatë./DW/

Next Post
Sulmi Iranian ndaj Izraelit/ Minxhozi: Zanafilla e krizës daton me 7 Tetor. Netanyahu mori një mesazh të fortë me vizitën në SHBA

Minxhozi: PD ka marrë 180 mijë vota në Tiranë në zgjedhjet e fundit. Për çfarë duhen protestuesit nga Saranda?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

Shpërthimi tragjik në Elbasan, shkon në dy numri i viktimave! Nxirret i pajetë nga rrënojat edhe trupi i 69-vjeçari, zbulohet dhe shkaku! (EMRI)

November 5, 2026
Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In