Balerini i famshëm shqiptar në Itali, Kledi Kadiu, ka reaguar ndaj një postimi spekulativ të Sali Berishës, i cili ka postuar një video nga një spital i Iranit duke e ilustruar si “Urgjenca e Tiranës”.
Në video shikohen mjek dhe infermierë duke kërcyer një valle iraninane që Berisha tenton ta quaje si valle shqiptare për të denigruar mjekët shqiptarë të Urgjencës së Tiranës.
“Pashe i trishtuar një postim të ish-Presidentit të vendit dhe ish-kryeministrit, ku një video e filmuar në një spital të Iranit, paraqitej si urgjenca e Tiranës, ku mjekët po përballen si heronj me koronavirusin.
Nuk di kë kërkon të dëmtojë zoti Berisha me këtë postim fallco. E sigurt është se të sëmurët nuk i ndihmon dot…”, shkruan Klejdi Kadiu.
Postimi i balerinit të famshëm shqiptar që jeton në Itali, është bërë pas shumë reagimeve që ka pasur në opinion publik postimi denigrues i Berishës, ndaj të cilit kanë reaguar shumë qytetarë të shqetësuar.
Më poshtë postimi i Berishës dhe videoja origjinale e marrë nga Irani.