• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nga murtaja e Mesjetës te koronavirusi, këto janë epidemitë që ndanë botën në të pasur e të varfër

by Java News
10/03/2020 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Emily Alford

Kur valët e para të murtajës përfshinë Evropën mesjetare, sëmundja vrau të pasurit dhe të varfërit pa dallim. Në korrik 1348, vajza 12-vjeçare e Mbretit Edward III të Anglisë vdiq ndërsa ishte rrugës për në Spanjë, ku do të martohej me mbretin Pedro të Kastijës. Megjithëse ishte ende në zi, mbreti nisi një turne gjigant në Westminster në vjeshtë, pavarësisht udhëzimeve të klerit dhe mjekëve që moderimi dhe abstinenca ishin çelësi i mbijetesës. Pothuajse 672 vjet më vonë, të pasurit ende e duan udhëtimin dhe argëtimin, pavarësisht frikës së koronavirusit, dhe në mënyrë tipike, ata po bëjnë gjithçka munden që sëmundja të mos i kapërcejë kufijtë e provincës së të varfërve.

Gjatë murtajës, vala e parë e të cilës zgjati nga 1347-1351 dhe shfarosi diku midis 30 deri 50 për qind të popullsisë së Evropës, ata që i kishin mundësitë ndiqnin sloganin e kohës: “cito, longe, tarde”, e cila përkthehet: “dil shpejt, shko larg, kthehu vonë”. Ndërsa shërbëtorët mbeteshin në shtëpi e aristokracisë që mungonte, rrezikonin të infektoheshin dhe të vdisnin me ritme edhe më të larta se ato të popullatës së përgjithshme, të pasurit bënin testamentet e tyre, duke specifikuar kujdestarët e fëmijëve, dhe largoheshin nga qyteti. Edhe vdekja e njerëzve të pasur nga murtaja ndiqej nga mjekë dhe oficerë fetarë, ndërsa raportimet e kohës tregojnë për të sëmurë që varroseshin ende të gjallë. Sëmundjet shpesh ndiqeshin vetëm nga klerikët, të cilët i bekonin të sëmurët, ndërsa mjekët shkonin te të pasurit.

Në shekullin XVI, Charles de Lorme kishte shpikur maskën e murtajës, që i ngjante sqepit të shpendëve. “Sqepi” ishte i mbushur me barishte për të filtruar aromat e këqija që në atë kohë mendohej se përhapnin murtajën bubonike.

Dhe tani, pasi koronavirusi ka shkaktuar panik global — megjithëse, për të qenë plotësisht të qartë, nuk është askund aq i rrezikshëm sa murtaja — “New York Times” raporton se njerëzit e pasur po përpiqen të gjejnë mjete të shtrenjta dhe efikase, ndërsa ikin nga të infektuarit. Versioni i shekullit XX, pra mbyllja në vilën italiane, shtrihet përtej kufijve të Italisë. Mjeku i oborrit në shekullin XXI është edhe portier, dhe maska e re e murtajës është Urban Air Mask 2.0, e cila barërat e dikurshme i ka zëvendësuar me “teknologjinë e filtrave me dizajn skandinav”, siç përshkruhen në faqen e internetit të kompanisë. Gwenyth Paltrow kohët e fundit postoi një selfie me maskën moderne të murtajës, me çmim 65 dollarë, ndërsa udhëtonte drejt Parisit, megjithëse mjekët thonë se ka të ngjarë që maska të tilla të jenë joefektive, pasi kanë për qëllim të parandalojnë që njerëzit e sëmurë ta përhapin epideminë te të tjerët, por nuk mbrojnë ata që janë të shëndetshëm nëse “burimi” nuk ka maskë.

Por ky mesazh duket se nuk ka mbërritur ende deri te aristokracia e sotme. Mjekët e Los Anxhelosit thonë se ata janë bombarduar me thirrje nga aktorë, agjentë, regjisorë dhe njerëz të tjerë të pasur, që kërkojnë ndihmë për të marrë maska speciale N95, duke supozuar se për shkak se kushtojnë më shumë, ato duhet të jenë më të mira:

“Është interesante sepse njerëzit thonë: “Më duhet maska N95. Kushton më shumë. Duket sikur është më efektive. Ne jemi njerëz të Hollivudit, e përballojmë çmimin”, tha një mjek për “Hollywood Reporter”, para se të shpjegonte se maskat në fjalë janë të vështira për t’u përdorur dhe joefektive. Por çmimi i lartë dhe fakti që janë ekskluzive nxisin këtë kategori njerëzish.

Gjatë epidemisë së murtajës, qytetet punësuan roje të armatosura për të qëndruar jashtë shtëpive, duke siguruar që familje të tëra, pavarësisht nëse ishin të sëmurë apo jo, të mbeteshin të bllokuar dhe të vdisnin brenda. Mjekët mesjetarë besonin se trupat e të prekurve ishin plot me helme që mund t’u kalonin të tjerëve. Mjekët këshillonin që mënyra më e mirë për të shmangur infeksionin ishte lënia e të sëmurëve të vdisnin dhe largimi prej tyre, një praktikë që e ndiqnin shpesh edhe vetë. Në udhëzimin e tij të shekullit të XIV për t’i shpëtuar murtajës, drejtuar Giangale-Visconti, anëtar i familjes më me pushtet në Milanos, pionieri i teorisë së infeksionit, Pietro Curialti da Tossignano, shkruante: “Është më e sigurt të lëvizësh drejt një rajoni, ku kurrë nuk ka pasur epidemi … pasi “mbeturinat” do të mbeten dhe, duke vepruar si një ferment, do të infektojnë ata që hyjnë në lokalitet”.

Në studimin e saj mbi mënyrat se si ndikoi pasuria te ata që ikën dhe te ata që vdiqën në vitet e murtajës, “Murtaja bubonike dhe karantina në Anglinë e hershme moderne”, Kira L.S. Newman shkruan: “Karantina dhe efektet e saj nuk ishin pa ndarje klasore. Zbatimi i karantinës nuk është bërë gjithmonë në emër të shëndetit publik,” një vlerësim që tashmë duket njësoj i vërtetë në epokën e koronavirusit. Ndërsa pasanikët që udhëtojnë në epokën e koronavirusit nuk kanë blerë ende roje për t’u siguruar që asnjë i varfër të mos u kollitet afër, ata janë të gatshëm t’i lënë të sëmurët pas për të udhëtuar në rehati sterile në vendet ku infeksioni ende nuk është përhapur. “The Guardian” raporton që drejtues të lartë kompanish kanë bërë “fluturime evakuimi” nga Kina dhe Azia Juglindore. Një familje fluturoi me aeroplan privat nga Hong-Kongu në Bali për të shmangur koronavirusin, sipas shefit ekzekutiv të “PrivateFly”, Adam Tiwidell. Për dallim nga fluturimet tregtare, ku “Times” thotë se çdo kollë që vjen nga rreshtat pas teje tingëllon si një përshëndetje fantazmash, “aeroplanët privatë të njerëzve të pasur bëhen më të sigurt me para:

“Çdo aeroplan është i pajisur me një pajisje mbrojtëse shëndetësore dhe pajisje sanitare për pasagjerët dhe ekuipazhin, nëse kërkohet”, tha Twidell për “Guardian”. “Shëndeti i anëtarëve të ekuipazhit monitorohet shumë nga afër, përfshirë kontrollet e temperaturës para çdo fluturimi.”

Dhe si Edward III, i cili refuzoi që ta linte murtajën t’i prishte argëtimin, të pasurit po i shtyjnë pushimet e tyre në Itali, ku janë raportuar mbi 3 000 raste të koronavirusit dhe më shumë se 300 vdekje. Por kompanitë e jahteve me qira në Mesdhe dhe Bahamas po lulëzojnë. “Është e kuptueshme”, i tha “New York Times”-it Jennifer Saia, president i një kompanie jahtesh në Rhode Island. “Në këtë mënyrë, ti e mban familjen tënde në një mjedis shumë të vogël, që duhet të jetë i pastër. Dhe ndërsa shkon nga avioni privat te jahti, shmang çdo kontakt me të tjerët”.

Për të pasurit, ndoshta ka kuptim të plotë ideja se koronavirusi nuk ka pse të bëhet pengesë për pushimet apo turnetë e planifikuara, pavarësisht se po vdesin të tjerët. Dhe nëse historia mund të merret si referencë, ka të ngjarë të mos kalojë shumë kohë derisa të fillojnë të punësojnë të tjerë që të qëndrojnë në pronat e tyre dhe të rrezikojnë infektimin ndërsa ua mbrojnë ato. Në vitet e murtajës, 1593 – 1603, të dhënat e mbledhura nga kisha në Lodër tregojnë se shumica e të rriturve që vdiqën nga murtaja bubonike ishin shërbëtorë. Në dramën e Ben Jonson në vitin 1610 “Alkimisti”, një pasanik, ndërsa largohej nga Londra, urdhëronte shërbëtorin të “mos hapte shumë dyer e dritare”.

Duke iu referuar historisë, nuk është për t’u habitur që njerëzit e pasur tashmë po ikin, potencialisht të kontaminuar në qytete me jahte dhe avionë privatë, duke besuar gabimisht se maskat e shtrenjta i mbulojnë nga ekspozimi, ndërsa njerëzit e tjerë mbeten pas duke luftuar në supermarkete e farmaci për shishen e fundit të sterilizuesit të duarve. Është thjesht interesante të theksohet se sa shpejt u kthehemi roleve të dikurshme feudale në momentin kur aristokracia frikësohet. /tema/

Next Post
Qytetarët “nën ethet” e Covid-19, ndërsa Meta pozon mes lulesh: Pranvera nuk ndalet!

Qytetarët “nën ethet” e Covid-19, ndërsa Meta pozon mes lulesh: Pranvera nuk ndalet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishin në kërkim, kapen tre persona në Rinas, mes tyre Denis Xhelili që ‘furnizonte’ Anglinë drogë të klasit A

Tentoi të fuste 46 kg kanabis të trafikuara nga Kanadaja, arrestohet në Rinas 34-vjeçari

July 4, 2026
“I rrahën dhe i torturuan në makinat e policisë”, Berisha: Lironi menjëherë protestuesit!

“I rrahën dhe i torturuan në makinat e policisë”, Berisha: Lironi menjëherë protestuesit!

July 4, 2026
Teherani vendos kushte të reja për kalimin në Ngushticën e Hormuzit, rriten kostot për operatorët detarë

Teherani vendos kushte të reja për kalimin në Ngushticën e Hormuzit, rriten kostot për operatorët detarë

July 4, 2026
“Shqipëria, rezultate kundër korrupsionit”, raporti i KE: Objektiv, mbyllja e negociatave deri në 2027

Plani europian i rritjes, raportimi i tretë që pritet të japë 215 mln € për Shqipërinë

July 4, 2026
Irani “ndez” Lindjen e Mesme me funeralin e shekullit, mijëra ushtarë dhe dronë në gatishmëri

Irani “ndez” Lindjen e Mesme me funeralin e shekullit, mijëra ushtarë dhe dronë në gatishmëri

July 4, 2026
Zjarri në malin e Shëngjinit, Ndreu dhe Çako: Situata nën kontroll, autori i zjarrvënies i arrestuar

Zjarri në malin e Shëngjinit, Ndreu dhe Çako: Situata nën kontroll, autori i zjarrvënies i arrestuar

July 4, 2026
Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

Berisha uron SHBA në 250-vjetorin e Pavarësisë: Ngjarje e madhe për mbarë njerëzimin liriadashës

July 4, 2026
Dy superjahtet e Putinit në lëvizje, NATO i ndjek hap pas hapi

Dy superjahtet e Putinit në lëvizje, NATO i ndjek hap pas hapi

July 4, 2026
Hita në familjen e Dëshmorit Enea Mekolli, i dorëzon 70 mln lekë. Djali i tij merr statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”

Hita në familjen e Dëshmorit Enea Mekolli, i dorëzon 70 mln lekë. Djali i tij merr statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”

July 4, 2026
Rama replikon me një protestues: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

Sot feston 62-vjetorin, Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In