Juliana Grant, është një mjeke e diplomuar në Shërbimin e Inteligjencës Epidemike të CDS-së. Me një eksperiencë prej 17 vjetësh në parandalimin e sëmundjeve infektive, ajo ka shkruar një letër në lidhje me koronavirus, sëmundjen që ka pushtuar botën. Fillimisht letra ishte për miqtë e saj më të afërt dhe familjen, por më pas ajo u shpërnda masivisht. Letra e doktoreshës:
Shumë prej jush më kanë pyetur në lidhje me koronavirus. Çfarë duhet të bëjmë, çfarë na pret dhe për çfarë duhet të jemi të përgatitur, janë disa nga pyetjet më të shpeshta. Po i përgjigjem përmes këtyre informacioneve:
Kujt duhet t’i referoheni për informacionet në lidhje me koronavirus?
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, dhe Organizata Botërore e Shëndetit, janë burimet më të sigurta për informacione lidhur me Covid-19. Jini të kujdesshëm, në lidhje me burimet e tjera të informacionit. Shumica prej tyre, nuk janë të besueshme, dhe as të sakta.
Sa e rëndë është situata?
Ka shumë gjasa, që koronavirus, të jetë i ngjashëm me pandeminë e gripit në 1918. Për ta parë në këtë drejtim, gripi i 1918, nuk i dha fund civilizimit, por ishte ngjarja e dytë më vdekjeprurëse e 200 vjetëve të fundit. Ka të ngjarë, që njerëzit që ju njihni të vdesin nga Covid-19.
Sidoqoftë, ka një ndryshim mes koronavirus, dhe pandemisë së gripit në 1918. Ky grip goditi fëmijët dhe të rriturit. Ndryshe nga koronavirus, që më së shumti prek të moshuarit. Fëmijët dhe të rinjtë preken lehtë, fatmirësisht.
Çfarë duhet të presim në të ardhmen?
Jeta do të vazhdojë. Të gjitha shërbimet do të funksionojnë, energjia, uji, qeveria, interneti. Ka të ngjarë të ndodhë një recesion ekonomik. Po kështu të ketë mungesa të konsiderushme të disa produkteve. Sistemi shëndetësor është ai që do të goditet më rëndë. Numri i njerëzve që ka të ngjarë të sëmuren, është më i lartë se sa ai që mund të përballojnë spitalet.
Jeta e përditshme do të ndryshojë. Udhëtimet ka të ngjarë të ndalohen. Shkollat me siguri do të mbyllen. Pandemia do të zgjasë për të paktën edhe disa muaj, dhe me shumë mundësi edhe për një ose dy vjet të tjera.
Çfarë mund të bëjmë?
Nuk mund ta ndalojmë Covid-19 të jetë një pandemi globale, por sa më shumë të bëjmë për të ndaluar përhapjen e sëmundjes, aq më shumë do të ndihmojmë. Kështu ja disa nga gjërat që duhet të bëni:
Qëndroni të qetë, por merreni seriozisht stuatën!
Qëndro në shtëpi!
Mos zbrazni farmacitë. Kujtoni që produktet janë të nevojshme edhe për mjekët dhe gjithë stafin mjekësor që kujdesen për të infektuarit!
Lani duart sa më shpesh. Bëjeni zakon !
Anuloni udhëtimet !
Punoni nga shtëpia nëse mundeni !
Mos u përqafoni, mos shtrëngoni duart!
Minimizoni çdo kontakt me njerëzit !
Bëni pazar dhe gatuani në shtëpi !
Mos harroni, qëndroni të qetë, por përgatituni. Ka të ngjarë të jetë e vështirë, por nëse reagojmë me qetësi, ne mund ta mundim atë./Dritare.net