• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Koronavirus/ Një email për familjen time!

by Java News
09/03/2020 23:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juliana Grant, është një mjeke  e diplomuar në Shërbimin e Inteligjencës Epidemike të CDS-së. Me një eksperiencë prej 17 vjetësh në parandalimin e sëmundjeve infektive, ajo ka shkruar një letër në lidhje me koronavirus, sëmundjen që ka pushtuar botën. Fillimisht letra ishte për miqtë e saj më të afërt dhe familjen, por më pas ajo u shpërnda masivisht. Letra e doktoreshës:

Shumë prej jush më kanë pyetur në lidhje me koronavirus. Çfarë duhet të bëjmë, çfarë na pret dhe për çfarë duhet të jemi të përgatitur, janë disa nga pyetjet më të shpeshta. Po i përgjigjem përmes këtyre informacioneve:

Kujt duhet t’i referoheni për informacionet në lidhje me koronavirus?

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, dhe Organizata Botërore e Shëndetit, janë burimet më të sigurta për informacione lidhur me Covid-19. Jini të kujdesshëm, në lidhje me burimet e tjera të informacionit. Shumica prej tyre, nuk janë të besueshme, dhe as të sakta.

Sa e rëndë është situata?

Ka shumë gjasa, që koronavirus, të jetë i ngjashëm me pandeminë e gripit në 1918. Për ta parë në këtë drejtim, gripi i 1918, nuk i dha fund civilizimit, por ishte ngjarja e dytë më vdekjeprurëse e 200 vjetëve të fundit. Ka të ngjarë, që njerëzit që ju njihni të vdesin nga Covid-19.

Sidoqoftë, ka një ndryshim mes koronavirus, dhe pandemisë së gripit në 1918. Ky grip goditi fëmijët dhe të rriturit. Ndryshe nga koronavirus, që më së shumti prek të moshuarit. Fëmijët dhe të rinjtë preken lehtë, fatmirësisht.

Çfarë duhet të presim në të ardhmen?

Jeta do të vazhdojë. Të gjitha shërbimet do të funksionojnë, energjia, uji, qeveria, interneti. Ka të ngjarë të ndodhë një recesion ekonomik. Po kështu të ketë mungesa të konsiderushme të disa produkteve. Sistemi shëndetësor është ai që do të goditet më rëndë. Numri i njerëzve që ka të ngjarë të sëmuren, është më i lartë se sa ai që mund të përballojnë spitalet.

Jeta e përditshme do të ndryshojë. Udhëtimet ka të ngjarë të ndalohen. Shkollat me siguri do të mbyllen. Pandemia do të zgjasë për të paktën edhe disa muaj, dhe me shumë mundësi edhe për një ose dy vjet të tjera.

Çfarë mund të bëjmë?

Nuk mund ta ndalojmë Covid-19 të jetë një pandemi globale, por sa më shumë të bëjmë për të ndaluar përhapjen e sëmundjes, aq më shumë do të ndihmojmë. Kështu ja disa nga gjërat që duhet të bëni:

Qëndroni të qetë, por merreni seriozisht stuatën!

Qëndro në shtëpi!

Mos zbrazni farmacitë. Kujtoni që produktet janë të nevojshme edhe për mjekët dhe gjithë stafin mjekësor që kujdesen për të infektuarit!

Lani duart sa më shpesh. Bëjeni zakon !

Anuloni udhëtimet !

Punoni nga shtëpia nëse mundeni !

Mos u përqafoni, mos shtrëngoni duart!

Minimizoni çdo kontakt me njerëzit !

Bëni pazar dhe gatuani në shtëpi !

Mos harroni, qëndroni të qetë, por përgatituni. Ka të ngjarë të jetë e vështirë, por nëse reagojmë me qetësi, ne mund ta mundim atë./Dritare.net

Next Post
Koronavirusi/Zyrtarja e ISHP tregon rastet në Shqipëri: “U paraqitën në spital privat, më pas bënë rezistencë për t’u shtruar”

Koronavirusi/ Drejtoresha e ISHP-së: Në Shqipëri kemi shifra të vogla, kemi marrë shumë masa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

June 27, 2026
“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

June 27, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

June 27, 2026
AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

June 27, 2026
Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

June 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Jam shkarkuar padrejtësisht”, Spaho: Kam qenë kundër protestës që ditën e parë

June 27, 2026
“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

June 27, 2026
Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

June 27, 2026
Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

June 27, 2026
Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Tension tregtar SHBA–BE, Trump kërcënon me tarifa 100% për shërbimet dixhitale

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In