Kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë deri në mesditë në të gjithë shqipërinë, ku më të dukshme paraqiten në rajonin Jugor-Juglindor duke sjellë reshje afatshkurtra. Por pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në vend.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por rritje sjell mesdita duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -2°C në zonat malore deri në 17°C mesdita në Jugperëndim.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.
Rajoni dhe Europa
Perëndimi, Qendra dhe zonat Juglindore të kontinentit mbeten me reshje mesatare deri intensive ku reshje dëbore priten në Alpet Europiane. Ndërsa kthjellime të shpeshta dhe vranësira të pakta dominojnë ekstremet Jugperëndim-Verilindje si dhe pjesën më të madhe të Gadishullit të Ballkanit. /e.s/