Kryeministri Edi Rama tha se asnjë që nuk ka një dënim nga gjykata nuk ka pse të ketë frikë nga ligji special dhe OFL. Në fjalën e tij në Kuvend, kreu i qeverisë e vuri gishtin edhe tek politikanët të cilëve tha se do u vijë të gjithëve radha, që nga ai i pari, që të provojnë se nuk vijnë nga zullumet dhe si i kanë vendosur pasuritë.
“Shohin atë vajzën me syze dhe mendojnë por kur shiu të bjerë mbi ne që dhe ne kemi shtëpia, makina, kemi familjarë të pasur shumë, do na vijë radha, e pastaj si do i vejë kësaj pune se kur i erdhi radha atyre që dukeshin të paprekshëm e shkonin me 14 fuoristrada të blinduara mes vajzave e vrisnin ne mes te plazhit.
Por ju mos u shqetësoni fare se në radhë të parë që do vijë dita do vijë për të gjithë ne këtu, unë i pari, pastaj të gjithë këtu e për ata që janë jashtë, do vijë dita që do duhet të provojnë që nuk vijnë nga zullumi, unë mezi e pres atë ditë se ndryshe nga ca flitet këtu, se më vjen keq edhe për ju këtu, bëni një dëm shumë të madh, vetes tuaj, kauzës tuaj që është si puna e atyre me helikopter dhe politikës në tërësi që thoni ju jeni kriminelët, se ska këtu ju, ju, ju, këtu e keqja dhe balta i bie të gjithëve ndërkohë që nuk jemi të gjithë njësoj, mund të kemi mustaqe, por i kemi ndryshe përshembull, jemi gjini të ndryshme, do vijë dita por kush nuk është i dënuar s’ka lidhje fare me OFL, edhe kriminelë që janë aktivë, këtu apo jashtë e s’kanë asnjë dënim fare, s’janë objekt i këtij ligji. Shteti të thotë trego nga i ke këto pasuri”, tha Rama.
Kreu i qeverisë deklaroi se duhet të provojnë që “jam i dënuar për trafik droge, por isha korrier dhe bëja korrierin kur mbaroja së mbledhuri domate për atë skllavopronarin greke apo italianë”.
“Nëse nuk e provojnë ato janë pasuri që i takojnë popullit, shtetit, ato karabinatë e vogla, si e vogla fare që ishte një karabina që po binte dhe i kishte dyert të lyera me ngjyrë flori ato kthehen në asete publike, dhe pastaj sigurisht vazhdon procesi, se ka pjesë tjetër mbrapa”, tha Rama.
g.kosovari