• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta sulmon ambasadoren amerikane: Nuk ndaloj askënd të rreshtohet në krah të falsifikatorëve

by Java News
05/03/2020 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Tiranë, Presidenti bullgar, Rumen Radev, dhe ai shqiptar, Ilir Meta, u pyetën për mungesën e Gjykatës Kushtetuese, që është kthyer në një prej tema kryesore të përplasjes së politikës në vend.

Kreu i Shtetit Bullgar anashkaloi përgjigjen e drejtpërdrejtë, se çfarë do bënte ai nëse Gjykata Kushtetuese nuk do të funksiononte për 3 vite rresht, siç ndodh në Shqipëri, duke u shprehur se të gjitha partitë politike shqiptare duhet të bëjnë gjithçka për procesin e integrimit.

Ndërsa, Presidenti Meta iu rikthye edhe njëherë akuzave ndaj qeverisë, duke folur për grushtin e shtetit, ndërsa sulmoi edhe ndërkombëtarët, teksa tha se fatkeqësisht disa prej tyre kanë mbështetur kapjen e sistemit, referuar edhe takimit të djeshëm të ambsadores amerikane, Yuri Kim, me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Presidenti bullgar: Duhet të them se kontradikta politike ka në çdo shtet demokratik. Atë që vumë re dhe sot, në Shqipëri është provë që po zhvillohet në rrugë demokratike, ku secili ka të drejtën e mendimit dhe partitë mund të shprehin qëndrimet e tyre. Shqipëria ka një objektiv kombëtar, që është perspektiva evropiane e saj. Keni një shans të madh dhe qëndrimi i Bullgarisë është që vendi juaj të nisë negociatat për në BE. Këtë e prisnim në tetor, por nuk ndodhi, unë shpresoj që partitë politike në Shqipëri do të bëjnë edhe njëherë vlerësimin e vet për rëndësinë e kësaj pozite unike, që të garantojë fillimin e bisedimeve. Nëse kjo bëhet, do të zgjidhen të gjitha problemet e brendshme.

Presidenti Meta: Pyetja kishte të bënte me Gjykatën Kushtetuese, por edhe me skandalet për përpjekjet për rrëmbimin e Gjykatës Kushtetuese, përmes praktikave mafioze të falsifikimit të ushtruara nga ministrja e Drejtësisë dhe ekipi në krye të ministrisë, që janë akuzuar nga Presidenti për katër vepra penale. Ministrja vazhdon të jetë krenare dhe vazhdon t’i mbajë leksione prokurorisë, kur duhet të përgjigjet te prokuroria, nëse ky institucion është i paanshëm, por kjo është çështje e saj. Nuk ndaloj askënd të rreshtohet në krahun e grupit falsifikator, kushdo qoftë brenda dhe jashtë vendit. Unë si President i Republikës kam bërë çdo gjë, që Reforma në Drejtësi të zbatohet, ashtu siç është në Kushtetutën e Shqipërisë. Se kush e ka zbatuar këtë, bazuar në Kushtetutë, kush ka përkrahur direkt apo tinëzisht miratimin e ligjeve anti-kushtetuese, si në rastin e prokurorit, kush ka bllokuar procesin në KED, kjo është çështje tjetër, që ka dëmtuar dhe shkatërruar themelet e shtetit të së drejtës. Unë jam krenar që kam qenë dhe mbetem gjithmonë në mbështetje dhe zbatim të Kushtetutës së popullit tim.

Edhe opozita nuk duhet t’iu ikë përgjegjësive, por duhet të marrë pjesë aktive dhe të japë format e saj në mbështetje të zbatimit të Kushtetutës. Unë kam respektin më të madh për partnerët ndërkombëtarë, për atë që kemi bërë në Kushtetutë, por më vjen keq për të gjithë ata që nuk kanë kontribuuar me integritet dhe përkushtim në respekt të Kushtetutës, por për fat të keq kanë mbështetur, diku hapur, diku tinëzisht, në kundërshtim me Kushtetutën, kapjen e këtij sistemi, që na ka lënë 3 vjet pa gjykata, duke penguar çeljen e negociatave. Nuk ka asnjë vend në Evropë, që të ketë qëndruar edhe një minutë të vetme pa Gjykatë Kushtetuese apo pa Gjykatë të Lartë.

Next Post
“S’kam takuar asnjë gjyqtar”/ Henri Çili sqaron akuzat e Prokurorisë dhe çështjen “Aliko”

"S'kam takuar asnjë gjyqtar”/ Henri Çili sqaron akuzat e Prokurorisë dhe çështjen “Aliko”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri pas mesnate te Casa Italia, një i plagosur rëndë

Humb jetën pas një sherri 69-vjeçari në Roskovec, i pranishëm edhe i biri! Dinamika e ngjarjes dhe çfarë dyshohet

August 6, 2026
Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë në Rrugën e Kombit shqiptari nga Kosova

Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë në Rrugën e Kombit shqiptari nga Kosova

August 6, 2026
Përmirësohet situata nga zjarret në Mallakastër! Mbeten aktive 10 vatra nga veriu në jug

Përmirësohet situata nga zjarret në Mallakastër! Mbeten aktive 10 vatra nga veriu në jug

August 6, 2026
“Po shkoni në rrugë të gabuar”, Houthit kryejnë operacion ushtarak me qindra të vrarë

“Po shkoni në rrugë të gabuar”, Houthit kryejnë operacion ushtarak me qindra të vrarë

August 6, 2026
Tmerr në Britani! Ish-kasapi copëtoi punonjësin e tij 55-vjeçar dhe e futi në një fuçi me çimento sepse mendonte se po i vidhte

Tmerr në Britani! Ish-kasapi copëtoi punonjësin e tij 55-vjeçar dhe e futi në një fuçi me çimento sepse mendonte se po i vidhte

August 6, 2026
“Thika” pas shpine, Zelenski do takohet me Vuçiç në Beograd, ja qëllimi

“Thika” pas shpine, Zelenski do takohet me Vuçiç në Beograd, ja qëllimi

August 6, 2026
Vala e të nxehtit / Italia në alarm të kuq, rekorde temperaturash në Austri e Sllovaki, sfida edhe në Ballkan

Vala e të nxehtit / Italia në alarm të kuq, rekorde temperaturash në Austri e Sllovaki, sfida edhe në Ballkan

August 6, 2026
“Ta zgjidhim me referendum…”, Boçi zbulon planin e PD-së për të penguar uljen e numrit të bashkive

“Ta zgjidhim me referendum…”, Boçi zbulon planin e PD-së për të penguar uljen e numrit të bashkive

August 6, 2026
“SHBA-ja të pranojë faktet”, kreu i parlamentit iranian: S’na duhet më teatër në diplomaci!

“SHBA-ja të pranojë faktet”, kreu i parlamentit iranian: S’na duhet më teatër në diplomaci!

August 6, 2026
I dënuar për kokainën e Frakullës, ekstradohet nga Kolumbia “kimisti” i laboratorit

I dënuar për kokainën e Frakullës, ekstradohet nga Kolumbia “kimisti” i laboratorit

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com