Kanë dalë analizat e 50-vjeçares që ndërroi jetë mbrëmë në spitalin e Korçës, dhe analizat ishin dërguar për të parë nëse kishim të bëjmë me Koronavirus apo jo.
Ditën e sotme kanë dalë edhe analizat, ku është konfirmuar se ishte grip sezonal.
Mësohet se 50-vjeçarja vuante prej kohësh nga diabeti dhe ndodhej në reanimacion ndërsa kishte shfaqur probleme me frymemarrjen gjatë shtrimit në spital.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 50-vjeçarja që ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme nuk ka pasur koronavirus.
“Jane testuar 8 raste te reja negative, ne total 50 raste te dyshuara negative. Kane hyre 18030 udhetare ne shqiperi. Te 127 ka pasur ne 24 oret e fundit 1427 thirrje ne oret e fundit vetm 32 me shenja te koronavirusit.
Rekomandon vetkarantinimin Njoftoni 127 kur keni dyshime. Rasti i Korces rast kompleks, me edem pulmonare dhe ka rezultuar grip tipi A. Per coronavirusin doli negativ.
Asnje shqiptar i prekur nga koronavirusi”. /e.s/