Ilir Meta ka bërë postimin e tij të gjashtë në Facebook për ditën e sotme.
Ai shprehet se e ka për detyrë të shkojë i pari në luftë me grushtin e shtetit.
Meta thotë se është i lumtur që zëri i qytetarëve po dëgjohet kudo. Ai nuk harron të postojë edhe disa flamuj në statusin e tij.
“Është detyra ime si Kryetar i Shtetit të jem i pari në luftën me grushtin e shtetit! 🇦🇱
Është detyra ime si President i Republikës të mbroj i pari lirinë dhe demokracinë e vendit dhe të popullit tim! 🇦🇱
Jam i lumtur se zëri i popullit po dëgjohet në të gjithë Shqipërinë dhe kudo ku ka shqiptarë në të gjithë botën demokratike. 🇦🇱 Jam i lumtur se Kushtetuta e popullit ka sot në shesh popullin e Kushtetutës. 🇦🇱
FALENDERIM DHE MIRËNJOHJE TË GJITHËVE! 🇦🇱 #PërKushtetutën🇦🇱 #PërRepublikën🇦🇱 #PërShqipërinë🇦🇱 #PërKombin” – shkruan Meta.