Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka falënderuar të gjithë qytetarët që iu përgjigjën thirrjes së tij kundër grushtit të shtetit. Në një postim në “Facebook”, Meta shkruan se dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit për rivendosjen e sovranitetit e plotë të popullit shqiptar.
“Një falënderim të përzemërt të gjithë motrave dhe vëllezërve shqiptarë, të cilët iu përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit që synon rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese. Dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve. 🇦🇱
#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin”, shkruan Meta. /e.s/