Tirana, Tirana, Tirana! Ekipi bardheblu ka mposhtur me rezultatin 5-1 Partizanin duke ngjyrosur kryeqytetin me blu. Derbi i dytë radhazi i fituar nga skuadra e Emanuel Egbosë duke mbyllur një fazë fantastike nën drejtimin e trajnerit afrikan që vazhdon kryesimin i qetë.
Takimi i luajtur në “Air Albania” nuk i korrespondon rezultatit, pasi të dy ekipet dhuruan një lojë të bukur dhe me shumë emocione. Një rekord shikuesish në stadium, pasi janë shitur 19,950 bileta, por për herë të parë në vitet e fundit, loja ishte më e bukur se atmosfera në stadium.
Ndeshja u hap shumë shpejt me anë të William Cordeiros. Lojtari brazilian dërgoi topin në rrjetë pas një goditjeje të fortë nga distanca për 0-1. Ndeshja ndryshoi shumë shpejt, pasi një gabim në mbrojtjen e Partizanit solli barazimin. Belica nuk u mor vesh me Bitrin dhe ky i fundit shkaktoi penallti dhe u ndëshkua me të kuqe nga Xhaja. Batha nuk gaboi nga goditja e 11-metërshit për 1-1 në minutën e 14′.
Katër minuta më pas sërish gabon mbrojtja e Partizanit, por këtë herë me Telushin që shktakton penallti. Batha nuk gabon duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.
“Demat” u munduan të reagonin dhe me 10 lojtarë duke shtuar presionin në portën kundërshtare, por goditjen përfundimtare ia dha autogoli i Hektor Idrizajt. Mbrojtësoi gaboi totalisht duke shënuar në portën e tij në minutën e 62′.