Kryeministri Albin Kurti i ka kthyer përgjigje negative kërkesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqjen e tarifës ndaj produkteve serbe.
Burime të Gazetës Express nga Shtetet e Bashkuara kanë treguar se në fund të javës, Richard Grenell, Shef aktual i të gjitha shërbimeve sekrete amerikane dhe ndërmjetësues mes Kosovës dhe Serbisë, do ta shqyrtojë situatën lidhur me heqjen apo jo të tarifës nga Qeveria e Albin Kurtit. Por Kurti u eshte pergjigjur negativisht.
“SHBA-ja është e dëshpëruar me LDK’në, e cila nuk çoi përpara zotimet për dakordim dhe bashkërenditje me SHBA-në në çështjen e heqjes së tarifës”, thone burimet.
Kryeministrit Kurti i kanë kërkuar heqjen e tarifës shumë zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë edhe sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.
g.kosovari