Një turme e madhe njerëzit ka pritur në aeroportin e Manchesterit boksierin britanik Tyson Fury, në rikthimin e tij në Britaninë e Madhe.
Pak ditë më parë, boksieri britanik fitoi duelin ndaj Deontay Wilder të zhvilluar në Las Vegas, duke u rikthyer kampion bote në peshën e rëndë. Fury fitoi titullin e kategorisë WBC.
Dhjetra njerëz kanë pritur me brohoritje 31-vjeçarin e pamposhtur në ring, që arriti një sukses të jashtëzakonshëm ndaj Wilder.
“Jam i mallëngjyer nga kjo pritje. Kisha premtuar se do ta sillja titullin në Angli dhe e mbajta fjalën. Tashmë kjo tokë i ka të gjitha titujt kampionë bote në peshën e rëndë”, u tha Fury fansave.