Në Greqi dyshohet se një person është i infektuar me koronavirus. Mediet vendase raportojnë se personi i dyshuar është kapur në portin e Patrës në Greqi. Sipas tyre ai është një udhëtar 40- vjeçar nga Italia, i cili është shfaqur me simptoma të ngjashme. 40-vjeçari kishte mbërritur me traget të dielën, por do të qëndrojë i izoluar për 48 orë derisa të dalin përgjigjet e analizave.
Ndërkohë harta e koronavirus po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Koraci dhe dy raste në Austri.
Transmetuesi publik në Austri, ORF, tha që pacientët atje kanë ethe dhe janë duke u kujdesur në një spital në Innsbruck.
Ata janë 24-vjeç për të cilët besohet se kanë udhëtuar së fundmi në Lombardi dhe më pas janë sëmurur pas kthimit në shtëpi.
Zyrtarët austriakë thanë se ata mendohet se kanë kontraktuar virusin gjatë kohës që ishin në Itali, dhe më pas u kthyen në Tirol një nga dy provincat në kufirin midis vendeve.
Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet të tjera, ku mësohet në rang global janë regjistruar 2.705 të vdekur dhe rreth 80.326 të infektuar.
Në Itali deri në tani janë shënuar 7 viktima dhe 283 persona janë infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Në shtetin italian 6 viktima janë regjistruar në Lombardi, dhe një në Veneto.
Në të gjithë Italinë janë izoluar 11 komuna të rajonit verior ku mendohet të jenë mbi 50 mijë njerëz që janë në gjendje karantine. Aktivitetet publike dhe eventet janë anuluar, gjithashtu edhe shkollat do të qëndrojnë të mbyllura për të paktën një javë. Lidhur më këtë çështje delikate për vendin, kryeministri Conte ka deklaruar se përhapja e virusit në shtetin italian ka ndodhur sepse një nga spitalet në vend nuk ka ndjekur protokollet e parashikuara e në këtë formë ka përhapur epideminë./ Javanews
g.kosovari