David e kishte akuzuar Liza-n se para martesës kishte heshtur për sëmundjet e saj të lëkurës, në mënyrë që me qëllim t’ia transmetojë atij këto sëmundje
Këto personalitete të famshme që do t’i prezantojmë, për shkak të ndonjë interesi personal, kanë vendosur të martohen. Por këto martesa më shumë ishin si një shfaqje për publikun dhe jo për shkak të dashurisë së vërtetë. Debie Rowe ishte infermieria kryesore e Michael Jackson-it, e cila e kishte përcjellë atë në të gjitha turnetë, por shumë shpejt ishin bërë të afërt me njëri-tjetrin. Në atë kohë Michael ishte i martuar me Lisa Presley, ndërsa flitej se ai ishte marrë vesh me Debie për martesë dhe që ajo t’i lindë fëmijët e tij dhe si shpërblim ajo do të merrte para.
Kur Debie kishte mbetur shtatzënë, ajo dhe Michael ishin martuar. Pas disa viteve martesë ajo dhe mbreti i muzikës pop ishin bërë prindër edhe të një fëmije tjetër dhe pastaj ishin shkurorëzuar. Kur Liza Minnelli kishte bërë të ditur se do të martohej me David Guest-in, kjo kishte tronditur shumicën sepse flitej se ai është homoseksual.
Edhe përkundër martesës luksoze, për të cilën kishin raportuar të gjitha mediet, ky çift shpejt ishte shkurorëzuar. Ishte ky një divorc horor, pasi David e kishte akuzuar aktoren se para martesës kishte heshtur për sëmundjet e saj të lëkurës, në mënyrë që me qëllim t’ia transmetojë atij këto sëmundje.
Në anën tjetër, ajo e kishte akuzuar se ai vazhdimisht po e helmonte. Kim Kardashian është e gatshme në gjithçka për të fituar famë. Bukuroshja ka qenë në martesë me basketbollistin Kris Humpries. Për martesën e tyre kanë folur të gjithë. Mirëpo, martesa e tyre ka përfunduar brenda vetëm 10 javëve. Kris kishte kërkuar që martesa e tyre të anulohej, duke thënë se gruaja e tij e ka mashtruar, se është martuar vetëm shkaku i parave dhe për të rritur famën e saj. Britney Spears ishte në martesë me Jason Alexander vetëm 55 orë.
Edhe pse Jason më vonë ka deklaruar se është i dashuruar në këngëtaren, ai gjithashtu ka pohuar se Britney nuk ndjente të njëjtën gjë ndaj tij. Në arsyetimin e divorcit thuhej se Britney ishte e paaftë të pranonte të martohej.
Marrëveshja
Debie Rowe ishte infermieria kryesore e Michael Jackson-it, e cila e kishte përcjellë atë në të gjitha turnetë, por shumë shpejt ishin bërë të afërt me njëri-tjetrin. Në atë kohë Michael ishte i martuar me Lisa Presley, ndërsa flitej se ai ishte marrë vesh me Debie për martesë dhe që ajo t’i lindë fëmijët e tij.
Tronditja
Kur Liza Minnelli kishte bërë të ditur se do të martohej me David Guest-in kjo kishte tronditur shumicën, sepse flitej se ai është homoseksual. Edhe përkundër martesës luksoze, për të cilën kishin raportuar të gjitha mediet, ky çift shpejt ishte shkurorëzuar.
Kim Kardashian është e gatshme në gjithçka për të fituar famë. Bukuroshja ka qenë në martesë me basketbollistin Kris Humpries. Për martesën e tyre kanë folur të gjithë. Mirëpo, martesa e tyre ka përfunduar brenda vetëm 10 javëve.
E paaftë
Britney Spears ishte në martesë me Jason Alexander vetëm 55 orë. Edhe pse Jason më vonë ka deklaruar se është i dashuruar në këngëtaren, ai gjithashtu ka pohuar se Britney nuk ndiente të njëjtën gjë ndaj tij. Në arsyetimin e divorcit thuhej se Britney ishte e paaftë të pranonte të martohej. /Zëri/