Nga teatri Kombëtar, ku po mbahet një konkurs për memorialin e Lëvizjes Studentore, ku të pranishëm janë dhe ish-studentë të Dhjetorit, artistë dhe qytetarë, Basha pohoi se shqiptarët duhet të bëhen bashkë për lirinë e Kombit.
Mes të tjerash Basha u kthye pas në kohë, ndërsa tregoi se mbrëmjen e 19 shkurtit të vitit 1991-in, ishte pranë shtatores së Enver Hoxhës, busti i të cilit ditën tjetër u rrëzua, shkruan JavaNews.al
“Nata e 19 shkurtit të 1991 ishte një natë shumë e ftohtë, të cilën e mbaj mend shumë mirë. Për rastësi u gjenda në pak çaste pranë shtatores së vetmuar të diktatorit që do të binte nesër.
Si shumëkush, ishte një natë e mbushur me pasiguri. Pas lëvizjes së dhjetorit, për 2 muaj, natë pas nate, pasiguria po na rrethonte. A ka kombi një shpirt, a ka masa një shpirt? Po. Ka shpirtin e më të guximshmit prej nesh dhe më kurajozin prej nesh. Shpresën e vet e ndez për të gjithë Shqipërinë.
Çfarë është kjo para se të cilës gjendemi sot, përveçse përmasa e papaguar e mëkatit tonë kombëtar. E mos reflektimit deri në fund për padrejtësitë që përjetuam. Për fatin që shkelen dhe përdhosën krenarinë e tjetrit. E mungesës së ndjesës së sinqertë të atyre që sakrifikuan”, tha Basha.
Kujtojmë se Basha në vitin 1991 ishte 17 vjeç. /javanews/a.r
Të mbaj mend Luli,aty isha dhe unë,të dëgjova kur i the më fal baba po nesër unë nesër do iki me babën tjetër!!