Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të segmentit të Voskopojës, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me një mur.
Deri më tani nuk dihet gjendja e shoferit. Si fillim dyshohet se shkak i këtij aksidenti është lagështia në rrugë si pasojë e motit të keq që mbërtheu juglindjen e vendit mëngjesin e sotëm.
Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
/a.r