Detaje të reja tronditëse kanë dalë nga masakra në Hanau të Gjermanisë, ku autori i ngjarjes së rëndë, Tobias Rathjen, i cili vrau me armë zjarri 10 persona dhe më pas veten. Mediet gjermane shkruajnë se dyshohet se autori i identifikuar si Tobias Rathjen, para se të vriste veten ka vrarë në banesë edhe nënën e tij.
Autori njihej nga të gjithë si ekstremist i djathtë. Ai la një letër rrëfimi dhe një video të mbushur me pamje ekstremiste të krahut të djathtë. Ndër të tjera në to thuhej: “Disa kombe duhet të shkatërrohen dhe të mos u jepen pasaportat gjermane,”.
Kancelarja gjermane Angela Merkel, tha se kishte gjurmë të shumta që dëshmojnë se sulmuesi që vrau nëntë persona një natë më parë në qytetin gjerman Hanau, ishte motivuar nga racizmi dhe ekstremizmi i krahut të djathtë, ndërsa theksoi se autoritetet do të bëjnë gjithë çfarë është e mundur për të sqaruar sulmin.
Një person i armatosur qëlloi natën e së mërkurës në dy bare ku shërbehet me nargjile në Hanau para se të kthehej në shtëpi dhe sipas policisë, të vriste veten.
Prokurorët federal morën përsipër hetimet për vrasjet në këtë qytet që ndodhet në lindje të Frankfurtit.
“Ka shumë shenja që sulmuesi ka vepruar me motive ekstremiste, raciste dhe nga urrejtja ndaj njerëzve me origjinë tjetër, fe ose paraqitje tjetër”, u tha zonja Merkel gazetarëve sot.“Racizmi është helm, urrejtja është helm dhe ky helm ekziston në shoqëri dhe është shkaktar i shumë krimeve krime,” theksoi ajo.