Vrasja dhe pengmarrja e Jan Prengës tashmë ka kaluar zyrtarisht në kompetencën e SPAK. Sipas Report Tv, dy prokurorët e caktuar për të hetuar këtë çështje janë Altin Dumani dhe Behar Dibra. Lidhur me këtë çështje Gjykata e Tiranës shpalli moskompetencën duke qenë se personat e arrestuar dhe ata të shpallur në kërkim lidhur me këtë çështje po hetohen nga SPAK si grup i strukturuar kriminal.
Mes të kërkuarve rezulton dhe Altin Hajri si personi që mori porosinë për rrëmbimin e Jan Prengës nga një telefonatë prej Ekuadorit nga i dyshuari Dritan Rexhepi.
Prej rrëmbimit më 17 Janar ora 11 e paradites Jan Prenga nuk ka asnjë kontakt me familjarët ndërsa policia e ka shpallur të vdekur, referuar kamerave të sigurisë sekeustruar në resort ku ai është në pamje kur hyn pasi rrëmbehet në Kamzë.
Në qeli deri më tani për këtë krim janë Leonard Hajri, Bajram Hajri, Elton Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja si dhe Ardian Docaj nga Shkodra i cili u vetëdorëzua pasi iu sekuestrua pasuria në Shkodër.