Në Shqipëri, presidenti Ilir Meta akuzoi sot parlamentin se ka mashtruar, sic u shpreh, kur ka deklaruar se ka marrë opinionet e një numri institucionesh dhe organizatash për ndryshimet ligjore për procedurën e betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese
Presidenti lexoi të mërkurën përgjigjen e disa prej ketyre institucioneve të cilat mohonin të kishin dhënë një opinion për këtë çështje apo kishin patur një mendim kundër ndryshimeve të propozuara. Sipas asaj që u miratua javën e shkuar në parlament, anëtari i Gjykatës Kushtetuese, mund ta bëjë betimin dhe me shkrim, nëse presidenti nuk organizon ceremoninë brenda 10 ditësh, ndonëse në Kushtetutë, kjo njihet si e drejtë eskluzive e Kreut të Shtetit.
Ndërhyrja ligjore e shumicës u bë në një kohë që ajo vetë kishte kërkuar ndër të tjera dhe për këtë çështje opinionin e Komisionit të Venecias, I cili javën e shkuar dërgoi në Tiranë dhe një mision të ekspertëve të vet.
Zoti Meta edhe sot foli për një grusht shteti nga ana e shumicës të cilin ai paralajmëroi se do ta ç’montojë. Kreu i Shtetit njoftoi se më 2 Mars, do të lidhë besën me popullin shqiptar, duke firmosur në prani të tij, siç u shpreh, dekretin e parë për shpartallimin e grushtit të shtetit dhe për t’ja rikthyer institucionet popullit, deklaroi presidenti Meta. /Voa/