Qeveria e re e Albin Kurtit ka shfuqizuar një vendim të qeverisë Isa Mustafës të vitit 2015 ku parashihte privilegje për zyrtarët edhe pas përfundimit të mandatit.
Kryetari I AAK Daut Haradinaj shpejgon në një postim të tij, se referimi si shfuqizim I vendimeve të qverisë Haradinaj ëhstë spekullim. Ai shpejgon se Kurti ka shfuqizuar vendime të qeverisë së isa Mustafës.
“Qeveria Kurti mori disa vendime me hov, si dhe padrejtësisht e me tendencë po tenton ta mashtrojë opinionin. Për populizëm këtë mashtrim e quajtën si shfuqizim i vendimeve të Kryeministrit Haradinaj. Për shkak të korrektësisë qytetarët duhet të dinë se sot është shfuqizuar vendimi i Isa Mustafës i vitit 2015. Ky vendim parashihte privilegje për zyrtarët edhe pas përfundimit të mandatit. Shpresoj që Kryeministri Kurti e ka informuar partnerin e tij të koalicionit Z. Mustafa për këtë vendim. E neve na mbetet ta informojmë opinionin për këtë mashtrim të radhës” shkruan Daut Haradinaj. /e.s/